×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Biden prezanton ekipin që është gati “të udhëheqë botën”

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka prezantuar të martën ekipin e tij për siguri kombëtare, i cili ka konsideruar se do të rikthejë udhëheqësinë amerikane në botë, pas largimit të presidentit aktual, Donald Trump.

“Është një ekip që do të mbajë të sigurt shtetin dhe njerëzit tanë”, ka thënë Biden, teksa ka prezantuar emrat kryesorë për pozitat si: Sekretar Shteti, Këshilltar për Siguri Kombëtare, Shefe të Inteligjencës dhe emërime tjera kyçe në kabinetin e tij.

“Ky është ekip që reflekton faktin se Amerika është kthyer sërish. Gati për të udhëhequr botën, jo duke u tërhequr nga ajo”, ka thënë Biden, transmeton AFP.

Biden ka thënë se i zgjedhuri i tij për pozitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, do të rindërtojë moralin dhe besimin në Departamentin amerikan të Shtetit, që është përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i zgjedhur ka thënë se ekipi i tij mishëron besimin se “Amerika është më e fuqishmja kur punon me aleatët e saj”.

Biden ka thënë se ka pasur shumë biseda telefonike me liderët botërorë “që i kanë treguar se si mezi janë duke pritur që SHBA-ja t’i kthehet rolit të saj historik si lidere globale mbi Paqësor dhe Atlantik, në gjithë botën”.

Përveç Blinkenit, ekipi i Bidenit përbëhet nga Jake Sullivan si Këshilltar për Siguri Kombëtare, Linda Thomas-Greenfield si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Kerry si i dërguar për çështje klimatike.

Nëse konfirmohen nga Senati, Avril Haines do të kthehet në gruan e parë që do të marrë pozitën e Drejtores së Inteligjencës Kombëtare dhe Alejandro Mayorkas do të jetë shefi i parë latin i sigurisë kombëtare.

Kë ka zgjedhur Biden?

Shumë nga zgjedhjet që ka bërë Biden janë kolegë nga administratat e ish-presidentit Barack Obama, ku presidenti, tashmë i zgjedhur, ka shërbyer si nën-president.

Teksa ka prezantuar të nominuarit e tij, Biden ka thënë se ekipi i tij “do të na bëjë krenarë që jemi amerikanë”.

Gjashtë përzgjedhjet kyçe të së martës janë:

  • Antony Blinken është nominuar si Sekretar Shteti – pozita më e rëndësishme në politikën e jashtme. Ai pritet të menaxhojë politikën e jashtëm të Bidenit që ka të bëjë me kthimin e lidhjeve me aleatët perëndimorë.
  • Ish-Sekretari i Shtetit, John Kerry do të drejtojë përpjekjet e administratës së ardhshme për të luftuar ndryshimet klimatike. Ai ka qenë nga një arkitektët e Marrëveshjes së Parisit për Klimën, nga e cila është tërhequr presidenti Trump
  • Avril Haines, ish zëvendës-drejtore e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), është nominuar si drejtorja e parë për Inteligjencë Kombëtare.
  • Alejandro Mayorkas është burri i parë latin që është nominuar për të shërbyer si Sekretar për Siguri Kombëtare.
  • Jake Sullivan është nominuar si Këshilltar për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka shërbyer si Këshilltar për Siguri Kombëtare i Bidenit, gjatë mandatit të dytë presidencial të Obamas.
  • Diplomatja Linda Thomas-Greenfield është nominuar si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Ajo ka shërbyer gjatë presidencës Obama, duke përfshirë pozitën si sekretare për çështjet afrikane gjatë periudhës 2013-2017.
  • Një zgjedhje e pritshme, por që është nuk është përmendur është ajo e pozitës së Sekretarit të Thesarit, që pritet ta zë Janet Yellen, e cila ka shërbyer si udhëheqëse e Rezervave Federale.

Tranzicioni i pushtetit presidencial

Prezantimi i ekipit të Bidenit ka ardhur teksa presidenti aktual amerikan, Donald Trump është pajtuar që të fillojë procesi i tranzicionit të pushtetit.

Administrata për Shërbime të Përgjithshme, agjenci federale që mbikëqyr dorëzimin e detyrës, ka thënë se pranon që Biden “është fitues” i zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Ky vendim u garanton demokratëve qasje në miliona dollarë fonde, si dhe qasje në informacionet për siguri dhe zyrtarët qeveritarë, ashtu që administrata e re të nisë punën më 20 janar.

Trump ka thënë se Administrata për Shërbime të Përgjithshme duhet “të bëjë atë që duhet të bëhet”, ndonëse ka refuzuar që të pranojë humbjen, duke përsëritur pretendimet e paargumentuara për “mashtrime zgjedhore”.

Në një konferencë tejet të shkurtër për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka falënderuar të martën punën që ka bërë administrata e tij dhe është larguar pa pranuar pyetje.

Sipas parashikimeve Biden ka fituar 306 vota elektorale për dallim nga Trump që ka fituar 232.

Kolegji Elektoral do të mblidhet më 14 dhjetor për të caktuar fituesin.

Për të fituar pozitën e presidentit, një kandidat duhet të fitojë 270 vota të Kolegjit Elektorale.

Të martën, guvernatori Tom Wof ka thënë se ka certifikuar fitoren e Bidenit në Pensilvani, një nga shtetet kyçe për të siguruar fitoren.

Një tjetër shtet, Miçigen, ka certifikuar rezultatin e njëjtë ditën e hënë. REL 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Telefonata e parë mes Vladimir Putin dhe Joe Biden, ja çfarë u bisedua

Telefonata e parë mes Vladimir Putin dhe Joe Biden, ja çfarë u bisedua

Publikuar më 26.01.2021
Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Pu...

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin patën bisedën e tyre të parë telefonike. Putini theksoi se normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të dy vendeve. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se përmirësimi i dialogut midis dy vendeve do të përfitojë për të gjithë botën, për shkak të ndikimit të tyre […]

Lexo më shumë

Anthony Blinken merr frenat e politikës së jashtme amerikane, ja sfidat e tij

Anthony Blinken merr frenat e politikës së jashtme amerikane, ja sfidat e tij

Publikuar më 26.01.2021
Antony Blinken u konfirmua si Sekretar i Shtetit të martën, ...

Antony Blinken u konfirmua si Sekretar i Shtetit të martën, duke marrë frenat e politikës së jashtme të SHBA mes sfidave të mëdha globale dhe viteve të trazirave në Departamentin e Shtetit. Blinken fitoi miratimin dypartiak në Senat, me një votim prej 78-22. Ai pritet të fillojë punën pothuajse menjëherë, duke përfshirë adresimin e fuqisë […]

Lexo më shumë

“Ky është një Aparteidi i ri global”/ Vendet e pasura po ‘grumbullojnë’ vaksinat, thotë presidenti i Afrikës së Jugut

“Ky është një Aparteidi i ri global”/ Vendet e pasura po ‘grumbullojnë’ vaksinat, thotë presidenti i Afrikës së Jugut

Publikuar më 26.01.2021
Ndërsa BE dhe Mbretëria e Bashkuar përfshihen në negociata t...

Ndërsa BE dhe Mbretëria e Bashkuar përfshihen në negociata të furishme për të siguruar që nuk do të ketë ulje të furnizimit të tyre me vaksinë koronavirus, vendet më pak të pasura po ankohen. Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa të martën bëri thirrje për vendet e pasura që kanë siguruar “deri në katër […]

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut/ 444 raste të reja dhe 21 vdekje nga COVID-19

Maqedonia e Veriut/ 444 raste të reja dhe 21 vdekje nga COVID-19

Publikuar më 26.01.2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 4...

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 444 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 91.161 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve po ashtu është rritur në […]

Lexo më shumë

Planifikoi sulme në Shqipëri dhe Gjermani, gjykata dënon me 7 vjet burg pjesëtarin e IS-it

Planifikoi sulme në Shqipëri dhe Gjermani, gjykata dënon me 7 vjet burg pjesëtarin e IS-it

Publikuar më 26.01.2021
Një gjykatë në Gjermani e dënoi me shtatë vjet burgim një az...

Një gjykatë në Gjermani e dënoi me shtatë vjet burgim një azilkërkues nga Taxhikistani për anëtarësim në grupin militant, të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS). Sipas prokurorëve, i pandehuri 31 vjeçar, kishte planifikuar të kryente sulme në Gjermani dhe Shqipëri së bashku me një grup personash nga Taxhikistani. Prokurorët akuzuan Ravshan B., mbiemri i të cilit […]

Lexo më shumë

“Është e vështirë të llogaritësh trishtimin”/ Anglia regjistron 100,000 vdekje nga koronavirusi

“Është e vështirë të llogaritësh trishtimin”/ Anglia regjistron 100,000 vdekje nga koronavirusi

Publikuar më 26.01.2021
Boris Johnson ofroi “ngushëllimet e tij më të thella&#...

Boris Johnson ofroi “ngushëllimet e tij më të thella”, ndërsa Britania e Madhe arriti një histori të zymtë prej 100,000 vdekjesh nga koronavirusi, citon Politico.eu.  Shifrat e fundit nga qeveria treguan se numri i të vdekurve ka arritur të paktën 100,162 vdekje brenda 28 ditëve të një prove pozitive. Numri i rasteve ka filluar të […]

Lexo më shumë

Pikëpyetjet e telefonatës mes Biden dhe Merkel, çfarë u fol për Ballkanin Perëndimor

Pikëpyetjet e telefonatës mes Biden dhe Merkel, çfarë u fol për Ballkanin Perëndimor

Publikuar më 26.01.2021
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka ftuar Presidenti...

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka ftuar Presidentin amerikan, Joe Biden për një vizitë në Gjermani, sapo këtë ta lejojë situata e pandemisë. Ftesën e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, pas një telefonate të hënën të kancelares gjermane me Presidentin e ri të SHBA. Sipas qeverisë gjermane, Merkeli i transmetoi […]

Lexo më shumë

Vdiq nga prerjet në kokë! Gruaja e ish-ministrit grek që u arratis në Shqipëri kërkon rishikimin e hetimeve

Vdiq nga prerjet në kokë! Gruaja e ish-ministrit grek që u arratis në Shqipëri kërkon rishikimin e hetimeve

Publikuar më 26.01.2021
Provat dhe dëshmitë që çojnë në përfundimin se ka pasur një ...

Provat dhe dëshmitë që çojnë në përfundimin se ka pasur një përfshirje të një anijeje peshkimi profesional në aksidentin e Sifi Valyrakis jepen nga gruaja e ish-ministrit të ndjerë, piktorja e njohur Mina Papatheodorou – Valyrakis, citojnë mediat greke. Në një letër drejtuar Ministrit të Transportit, i cili është përgjegjës i Rojës Bregdetare, znj. Valyraki […]

Lexo më shumë