Beyonce shtatzënë për herë të tretë!? (Foto)

Fansat janë të bindur që këngëtarja Beyonce do bëhet nënë për herë të katërt. Kohët e fundit, 37-vjeçarja ka qenë shumë aktive në Instagram.

Ajo ka publikuar imazhe të ndryshme, përfshirë momente me bashkëshortin Jay Z dhe fëmijët, vajzën Blue Ivey, 7 vjeçe e binjakët Rumi dhe Sir, 2 vjeç.

Spekulimet nisën nga një fotografi ku vendosi çantën dhe duart rreth belit. Të gjithë dyshojnë se ka filluar ti rritet barku pasi është sërish në pritje të ëmbël.

Ndërsa në një imazh tjetër ku i dukej i gjithë trupi, një prej ndjekësve shkruajti: “E sheh njeri barkun e rrumbullakosur apo vetëm unë?” Ndërkohë të tjerë thonin me bindje se është shtatzënë.

Ende nuk ka një reagim nga diva Beyonce për këto spekulime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet