“Beteja vazhdon përsëri nesër”, studentët publikojnë axhendën e protestës

Siç u paralajmërua pas përfundimit të protestës maratonë para Ministrisë së Arsimit, studentët do e vijojnë edhe nesër marshimin e tyre dhe për këtë kanë bërë thirrje për mbështetje, duke ndarë në rrjetet sociale edhe axhendën e asaj që pritet të ndodhi nesër në Tiranë.

Studentët kanë bërë publike axhendën dhe kërkesat e tyre në rrjetin social “Facebook”, në faqen Universiteti.info.

Ashtu siç shihet edhe në njoftim ehde nesër mësimi do të bojkotohet jo vetëm nga studentët e kryeqytetit por edhe nga ato të rretheve. Protesta do të nisë në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit duke vijuar më pas edhe te Kryeministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet