×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Beteja për universitetet, studentët i dërgojnë letër Metës: Mos dekreto fituesit

30 korriku shënon zgjedhjet në universitet publike për rektorë dhe dekanë. Edhe pse ka patur shumë qëndrime kundër, duket se situata në të cilën ndodhemi nuk arriti t’i pezullojë këto zgjedhje. Zëri që i ka kundërshtuar më fortë, është ai i studentëve. të rinjtë shprehen se nuk mund të ketë zgjedhje pa studentë. Për këtë arsye ata i kanë dërguar një letër edhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku kërkojnë që të mos dekretojë fituesit.

Rreth 25 studentë, në letrën e dërguar argumentojnë se përse zgjedhjet nuk janë të ligjshme dhe përse nuk duhet të legjitimohen. Të rinjtë shprehen se privimi i pjesëmarrjes në procesin e votimit i më shumë se 3/5 të studentëve cenon nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, në të cilin cilësohet shprehimisht se: Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asamblesë të personelit akademik të njësive kryesore dhe nga studentët.

“Sipas vlerësimit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të Covid-19, masat e ndërmarra nga shteti shqiptar si dhe faktin që nuk ka pasur asnjë ndryshim në faktorët që e çuan ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të shtyjë dy herë datën e fillimit të periudhës zgjedhore, ky proces është i parealizueshëm dhe nuk e garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës. Në kushte të tilla, përfaqësuesit e zgjedhur prej një shumice të dalë nga pakica e votuesve nuk mund të jenë legjitimë dhe nuk mund ta përfaqësojnë shumicën reale, së cilës i mohohet e drejta e votës”.

Së dyti, ata theksojnë se mungesa e një procesi të plotë – me procese llogaridhënieje nga drejtuesit aktualë të Institucioneve të Arsimit të lartë dhe me një prezantim real platformash dhe alternativash të propozuara nga kandidatët për organet drejtuese të institucioneve të Arsimit të lartë – krijon në vetvete vetëm një proces formal dhe aspak të dobishëm, dhe kjo falë mungesës së kushteve minimale për konkurrim real dhe garë të drejtë e të ndershme. Gjithashtu, ky proces krijon edhe një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe jetën universitare në vetvete.

Së treti, në shumicën e proceseve zgjedhore të zhvilluara në Universitetet publike të Republikës së Shqipërisë janë hasur problematika procedurale dhe mungesa fizike e kohore për të zhvilluar një proces të drejtë zgjedhor, siç parashikohet në Rregulloret përkatëse të Institucioneve të Arsimit të lartë. Ky nxitim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të zhvilluar zgjedhje në kushte të tilla- siç i kemi parashtruar më lart -ka thelluar edhe më tej konfliktin institucional mes Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, duke krijuar përplasje dhe polemika rreth zhvillimit dhe integritetit që mbartin në vetvete këto zgjedhje.

Sipas tyre çdo element i përmendur më sipër konsiderohet si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në mungesën reale të pjesëmarrjes së studentëve dhe pedagogëve në procesin zgjedhor, duke cenuar kështu integritetin e vetë procesit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Me Covid-19, por tamponi doli negativ”, gazetari rrëfen përjetimet: Kolla nuk m’u nda, një natë e pashë veten shumë keq

“Me Covid-19, por tamponi doli negativ”, gazetari rrëfen përjetimet: Kolla nuk m’u nda, një natë e pashë veten shumë keq

Publikuar më 26.09.2020
Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për ...

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në News24. I ftuar në  studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën rrëfeu përjetimet e tij në bashkëjetesë me koronavirusin edhe pse taponi i kryer rezultoi negativ. “Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, […]

Lexo më shumë

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

Publikuar më 26.09.2020
Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industr...

Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industrinë e muzikës, duke shtyrë apo anuluar shumë koncerte. Së fundmi, Elton Deda ka treguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” se sa pesimist është bërë për të ardhmen e muzikës, sepse nuk ka mbështetje nga shteti. “Tashmë ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin […]

Lexo më shumë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Publikuar më 26.09.2020
Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci”...

Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci” në Bulqizë. Raportohet se drejtori i shkollës dhe 5 mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Edhe pse janë 5 mësues dhe drejtori i shkollës me Covid-19 mësimi vazhdon rregullisht. Në qarkun e Dibrës janë aktiv me koronavirus 90 persona.

Lexo më shumë

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

Publikuar më 26.09.2020
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Ti...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një grua është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banonte , duke ndërruar jetë në vend. Paraprakisht behet e ditur se ngjarja ka ndodhur te rruga e “Dibrës”, dhe viktima është shtetësja B.K., 60 vjeç. Dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga […]

Lexo më shumë

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

Publikuar më 26.09.2020
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për med...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat sqaroi situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq. Referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit si dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë, niveli i ujit mund të arrijë nivele të papërballueshme nga infrastruktura e kullimit dhe […]

Lexo më shumë

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2020
Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga korona...

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në […]

Lexo më shumë

Covid-19/ Zbulohet numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit

Covid-19/ Zbulohet numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit

Publikuar më 26.09.2020
Një lajm i mirë është bërë i ditur orët e fundit. 88 qytetar...

Një lajm i mirë është bërë i ditur orët e fundit. 88 qytetarë të konfirmuar pozitivë me Covid-19 janë shëruar. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë dhe një foto të mjekëve dhe infermiereve të spitalit ku dhe ka bërë me dije numrin e pacientëve të shëruar në 24 orët […]

Lexo më shumë

Paralajmëron OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 mund të shkojë deri në 2 milionë

Paralajmëron OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 mund të shkojë deri në 2 milionë

Publikuar më 26.09.2020
Teksa vdekjet nga koronavirusi në botë po i afrohen shifrës ...

Teksa vdekjet nga koronavirusi në botë po i afrohen shifrës prej 1 milion, eksperti kryesor i Shteteve të Bashkuar për sëmundje ngjitëse, ka paralajmëruar kundër uljes së përpjekjeve për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive, u bëri thirrje njerëzve që ta kujtojnë se “kjo […]

Lexo më shumë