Besimtarët thyejnë rregullat e izolimit, KMSH njofton se si do të falen nesër në xhami

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë besimtarët do të mund të falin namazin për Fitër Bajramin, mëngjesin e  të dielës. Edhe pse vendi është në karantinë, Komuniteti ka vendosur që të ndiqen rregulla specifike për të kryer këtë akt.

Ceremonia do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazar i ri) dhe me një numër të reduktuar. Mediet nuk mund të jenë të pranishme për shkak të kufizimeve dhe transmetimi i tyre mund të bëhet nga sinjali i Radio Televizionit Shqiptar.

Njoftimi i plotë

Të nderuar kolegë përshëndetje! Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.  Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendrore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jetë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit nuk do të zhvillohen. Gëzuar Fitër Bajramin!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet