
Besa Kokëdhima, këngëtarja e shkëlqyer shqiptare me një karrierë të gjatë e të suksesshme, sapo ka nxjerrë “En Equilibre”, që është kënga e parë “single”nga albumi i saj i ardhshëm në Francë dhe Evropë. “En Equilibre” (Ekuilibri) është publikuar në të gjitha platformat dixhitale në Francë & EU https://smarturl.it/besa
Regjia është bërë nga artisti i talentuar francez Alias LJ dhe grupi i produksionit Badfrog Music & AJ music. Klipi që shoqëron këngën është xhiruar në Marsejë të Francës.
Link i këngës: https://youtu.be/H-Youtube: https://www.youtube.com/BesaOfficial për publikimet e këngëve të albumit.
Kënga është produksion francez dhe Besa është artiste që ka menaxherin e saj francez dhe po punon në vazhdim për të nxjerrë albumin e plotë. Të gjithë autorët janë francezë dhe po punojnë për realizimin, distribuimin dhe suksesin e këngës së parë të albumit. Shqiptarë e francezët kanë mirëpritur këngën “ En Equilibre”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply