Besa Kokëdhima rikthehet në “Këngën Magjike”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj.

Përmes një postimi në “Instagram” këngëtarja bën të ditur se sot do të prezantoj këngën e saj në skenën e “Këngës Magjike”. Besa rikthehet në këtë festival pas plot 6 vitesh.

Këngëtarja tregon se kënga me të cilën do të konkurroj në “Këngën Magjike” titullohet “Histori” dhe se është produkt tërësisht i saji.

“Sot në orën 17:50 prezantoj një copëz shpirti në skenën epike të ‘Këngës Magjike’. Gjatë karrierës sime gjithnjë kam qenë e përfshirë në proceset e krijimit, realizimit e çdo hapi të muzikës sime duke bashkëpunuar me artistë të mrekullueshëm, por këtë herë vij me një krijim tërësisht timin. ‘Histori’ është edhe rikthimi im plot emocion tek ju”, shkruan Besa bashkangjitur me foton e postuar në “Instagram”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet