×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Besa erdhi si hiç, po e përcjellim si ministre pa hiç! Arsimin në kohën e Covid-19!
Alban Daci
Angazhimi publik e sidomos në nivelet më të larta institucionale duhet të jetë jo vetëm një mundësi për të bërë karrierë dhe për të realizuar interesat personale, por edhe si një mundësi që fal vizioneve nga angazhimi i marrur mbi supe, të lërë gjurmë gjatë kohës së angazhimit të tij.
Duket se nga një përgjegjësia e lartë institucionale e shtetërore që duhet të jetë, pushteti, është kthyer vetëm si një mundësi për të siguruar privilegje personale dhe për të mbajtur sa më gjatë pushtetin në shërbim të një ose të disa kategorive, që nuk përfaqësojnë interesin e shumicën apo misionin e strukturës shtetërore.
Kam qenë e jam kundër eksperimentit të kabinetit shqiptar me përfaqësues nga shqiptarët e Kosovës apo të viseve të tjera shqiptare, sepse këto nuk janë në shërbim të bashkimit kombëtar, por në fakt mund të jenë një faktor i rëndësishëm që dëmton unitetin e shqiptarëve duke krijuar diferencime dhe duke fuqizuar klane që forcojnë pozitat e tyre të pushtetit e të ekonomisë e mund të ndikojnë ose mund të mbajnë peng proceset e përbashkëta të shqiptarëve për të ruajtur eksluzivitetin e tyre në fushën e pushtetit dhe të përfitimeve tregtare. Eksperienca e këtij mandati e ka deshmuar edhe njëherë jo efikasitetin e këtyre eksperimentimeve duke më dhënë të drejtë në arsyetimin tim.
Pastaj, një ministër duhet të përfaqësoj një realitet elektoral, krahinor e për pasojë edhe një ekuilibër të brendshëm të përfaqësimit politik dhe institucional të vendit.
Këto ditë lajmi se “Besa” do na largohet nga Shqipëria mori dhëne! Mua nuk shqetëson largimi i saj, por më shumë jam kurioz të analizojmë aktivitetin e saj dhe nëse ajo ka lënë gjurmë në një ndër ministritë më të rendishme të vendit, siç është ajo e arsimit, nga e cila varet e ardhmja e vendit. Besa ashtu siç erdhi dhe nuk e kuptuam kurrë pse erdhi, do të largohet, sepse në fakt shkon në shtëpinë e saj e më shume gjasa nuk do të ketë kurrë më mundësi të bëhet ministër në Kosovë, mundësi të cilën e mori nga Rama, pa asnjë lloj kontributi në elektorat, në shkencë, arsim apo në opinionin publik shqiptar. Pra, e mori si “hiç” duke e bërë ministre nga e cila po largohet duke lënë po një “hiç”.
Arsimit shqiptar është në ditët e tij më të zymta. Nuk ka një sistem meritokratik të rekrutimit të mësuesve. Shqipëria ka qindra e mijëra të rinj të diplomuar në mësuesi që presin të fillojnë punë si mësues, por janë viktimë të një sistemi të quajtur “portal”.
Madje, aq shumë përmendet “portali” sa tashmë ata që janë në pritje të nisjes së punës si mësues, besojnë plotësisht se “portali” është një inteligjencë aq e përparuar artificiale sa në mënyrë autonome vendos kush duhet të vazhdojë punën e mësuesit e kush jo! Harrojnë se portali është një data base e madhe, por të dhënat dhe përzgjedhjen e bëjnë njerëzit e sidomos njerëzit e Partisë e Ministrisë. Problem tjetër i madh është çështja e korrikulave në ciklin 9 vjeçar dhe në të mesëm, eksperimentet e shumta dhe të pasuksesshme që kanë për qëllim tregtimin e favorizimin e autorëve të caktuar të teksteve, i ka futur mësuesit në një sokak qorr e po ashtu edhe nxënësit në një disorientim total.
Problem tjetër mbetet emërimi i drejtorëve të shkollave vetëm mbi baza e kritere politike e militanteske, sikur të ishin “komisarët” politik të dikurshëm. Të mos flasim për arsimim e lartë që vazhdon të jetë larg çdo standardi qoftë në cv e atyre që kanë grada shkencore të marra ashtu siç dihet tashmë, por edhe mungesa e pavarësisë së universiteve, mungesa thuajse totale e kërkuesve shkencor, e kërkimit shkencor dhe kjo për shkak se nuk ka fonde që paguajnë kërkuesit shkencorë apo që sponsorizojnë kërkimet apo publikime shkencore.
Infrastruktura e shkollave dhe mungesa e kampusve universitare është një tjetër sfidë e madhe e arsimit shqiptar. Megjithatë, situata e re e krijuar për shkak të Covid-19, ka ndryshuar abitudine tona jetësore duke përfshirë edhe modelin tonë klasik të arsimimit.
Besa që po ik bashkë me qeverinë e saj pa bërë asgjë konkrete përtej propagandës. Ka shumë gjasa që edhe ky vit shkollor të kalohet më së shumë në shtëpi se sa në klasë apo në auditore. Nëse në një klasë apo një auditor do të ketë një pozitiv e gjithë klasa apo auditori do të kaloj në ilozim.
Në realitetin e ri që jemi, ka nevojë për më shumë mesues në raport me numrin e nxënësve, por metoda e “portal” që zgjedh mësuesit vetëm mbi bazën e teserës së Partisë dhe numrin të votave që mund të garantojnë në zgjedhje, e ngadalëson procesin e rekrutimeve të reja.
Gjithashtu problem tjetër është dixhitalizimi i shoqërisë, shkollave dhe fëmijëve. Kemi plot familje që s’kanë pasur kurrë një kompjuter e s’mund ta kenë atë që fëmija të djek leksionet online. Po ashtu plotë familje nuk kanë akses interneti në shtëpi.
Qeveria aktuale bashkë me Besën kanë bërë shumë pak ose më mirë hiç në këtë drejtim. Nuk e di çfarë do të bëhet në këtë vit akademik, por një gjë është e sigurt se ikja e Besës nuk na mërzit fare. Përkundrazi, largimi i saj është i vonuar e me kosto për arsimin shqiptar. Erdhi si hiç, po e përcjellim si ministre pa hiç. Shumë morì nga Shqipëria e asgjë nuk i dha rinisë dhe arsimit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Publikuar më 24.09.2020
Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit ësh...

Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit është pa dyshim rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet e për tu bërë ka nevojë për pjesë më vitale, rininë. Shifrat pas 2013 për azilkërkues janë alarmante, shqiptarët qëndrojnë pothujse në një rënditje me afganët. Shqipëria bën pjesë në ato vende me absurditet, nga njëra […]

Lexo më shumë

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie t...

Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha vdekjeprurëse kjo pandemi […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Publikuar më 15.09.2020
Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me...

Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me seriozja pas 25 prillit duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, rendi dhe siguria. Nuk mund të tolerohet situata në vend ku Shqipëria ngjan me një vend që është në luftë. Qytetarët ndjehen të frikësuar në rrugë, kafe, autobuz e […]

Lexo më shumë

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Publikuar më 14.09.2020
Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte përfolur prej ditëve të nxehta të gushtit: largimin e ministres së arsimit, Besa Shahini, që kishte paralajmëruar largimin nga qeveria dhe Shqipëria, për t’u kthyer në Kosovë, për ‘arsye familjare’. Për të parën herë në historinë e qeverive shqiptare ministri njofton largimin direkt në televizion dhe […]

Lexo më shumë