Bertina eskortë në Dubai?! Ja si përgjigjet ish-banorja e Big Brother (VIDEO)

Bertina Mehmeti ka qenë e ftuar në emisionin “Top Magazine”, ku ka folur për punën dhe jetën e saj në Dubai. Me siguri të gjithëve ju kujtohet konkurrentja e edicionit të tretë të “Big Brother” Albania.
Ajo fitoi simpatinë e publikut me ëmbëlsinë që e karakterizonte, por tërhoqi gjithashtu vëmendjen për lidhjen me Erionin. Bukuroshja nga Delvina mundi të qëndronte vetëm dy muaj brenda shtëpisë së famshme ndryshe nga i dashuri i ri i cili ishte një ndër finalistët.
Prej afro dy vitesh, Bertina ndodhet në Dubai ku u transferua për të lënë pas jetën në Shqipëri. Ajo ushtron profesionin e saj në një kompani të njohur atje dhe duket se ka krijuar një lloj stabiliteti. Ish banorja e “Big Brother” është pyetur nëse ka vajza shqiptare që punojnë eskortë në Dubai dhe Bertina është përgjigjur se si në Shqipëri edhe në Dubai ka vajza eskortë.
“Ka vajza shqiptare që punojnë eskorta dhe nuk ka asgjë të keqe. Edhe në Shqipëri ka femra të tilla”- ka thënë Bertina. Nuk ka munguar edhe pyetja e Albana Osmanit nëse edhe asaj i është ofruar një vend punë i tillë.
Bertina e priste këtë pyetje dhe është përgjigjur se kur të vinte në Shqipëri kjo ishte pyetja e parë që do i bëhej. Ajo ia ka kthyer se Bertina është një inxhiniere dhe se e tillë do mbetet gjithmonë.
“Kur mblidheshin me disa shoqe shqiptare në Dubai edhe për gallata, gjithmonë i thosha shoqeve që pyetja e parë shqiptare që dikush do më bëjë do të jetë’ Bertina çfarë punë bën? Ndërsa Bertina është një inxhiniere dhe nuk do të ndërrojë, faleminderit”, ia ka kthyer ish-banorja e “Big Brother”.

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet