×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berlusconi, statisti i fundit italian i larguar padrejtësisht!

Nga Alban Daci

Politika italiane jo vetëm që mbetet thellësisht makiaveliste, por mbetet një ndër shkollat më të rëndësishme politike në botë dhe më të vështirat për të kuptuar e për tu interpretuar. Edhe pse Italia është një Republikë Parlamentare dhe realisht sovraniteti duhet t’i përkas popullit, në fakt sovraniteti ka qenë vazhdimisht në dorë të klasës politike, e cila në shumicën e rasteve fatet e qeverisjes i ka vendosur mbi bazën e marrëveshjeve politike që thuajse në shumicën e rasteve nuk kanë përfaqësuar konsensusin e qytetarëve të shprehur me votën. Italia njihet si vendi ku ka pasur shumë më shumë qeveri se sa zgjedhje dhe zgjedhjet vazhdojnë të jenë një mekanizëm që nuk preferohen shumë nga klasa politike.

Kjo ka bërë që sistemi partiak në Itali ka ndryshuar emrat e partive, por në thelb dhe në funksion ka mbetur gjithmonë i njëjti që nga fillimet e tij. E djathta dhe e majta në Itali janë ndoshta ato më origjinalet në gjithë kontinentin. Italia ndoshta është i vetmi vend i BE ku të majtët me shume krenari herë pas here cilësohen me si trashëgimtarë të komunizmit e socializmit. E majta italiane është ndër të paktat të majta, që ka mbetur në thelb tradicionale dhe thuajse pak e reformuar dhe kjo është arsyeja që Italia ka në fakt një sistem ekonomik e social që bazohet në një sistem të komplikuar taksash ku shteti ka akoma forcë jo vetëm në planifikimin e tregut, por në fakt edhe në projektimin e të ardhmes.

Influenca e Bashkimit Sovjetik në sistemi politik italian ka qenë shumë i rëndësishëm dhe Italia ka pasur mundësi reale të kthehej në një vend komunist, por është shpëtuar nga e djathta italiane e nga marrëdhëniet e veçanta që kishin liderët e të djathtës me SHBA-të. Megjithatë në thelb e majta italiane edhe sot nuk ka shumë dallime me të majtën klasike, sepse përdor më shumë tavolinat për të qeverisur se sa besimin e qytetarëve përmes votës. Edhe pse në fakt pas viteve ’90, Italia kaloi në atë që njihet Republika e dytë duke sakrifikuar Craxi, në thelb sistemi politik e partiak nuk ndryshoi shumë, por u forcuan më shumë në aspektin politik prokurorë e gjykatës që u bënë protagonist në ngjarjet e tangentopolit e njëri prej tyre ishte Antonio di Pietro duke u bërë njëri ndër protagonistët kryesor të politikës italiane pas viteve ’90.

Pas viteve’ 90 politika italiane është dominuar në thelb nga Berlusconi që erdhi nga bota e sipërmarrjes në të cilën kishte arritur objektiva mjaft të rëndësishme edhe në nivel ndërkombëtar duke përfshirë këtu lindjen e televizioneve e gazetave private që sot janë mediat me të rëndësishme në nivel europian që njihen si Mediaset. Berlusconi ka vlera të jashtëzakonshme edhe në politikë, sepse është personi që ka përfaqësuar e ka moderuar të djathtën duke e bërë shembull edhe në familjen europiane të të djathtës.

Berlusconi mbetet ndoshta statisti i fundit në llojin e statistëve italian dhe europian që gjithmonë ka besuar në linjën europiane të italianëve dhe kontinentit. Megjithatë Berlusconi ishte pengesa e vetme për të majtën që të kishte pushtet dhe mundësi qeverisje në Itali. Sipas fakteve që janë publikuar këtë javë në të përditshmet italiane rezulton se sentenca kundër tij në 2013 ishte e pilotuar nga lart. Kjo dëshmon edhe njëherë se makiavelizmi në Itali mbetet metoda e vetme për të bërë politikë e për të marr pushtetin nëse dështojnë mënyrat e tjera demokratike të njohur përmes votës së qytetarëve.

E djathta italiane duhet të kërkoj rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe tek vota e tyre. Nuk mund të jetë “salloni” i politikës ai që vendos se kush duhet të qeveris, por duhet të jenë italianët që përmes votës të vendosin për përfaqësuesit e tyre. Ka shumë gjasa që Shqipëria e ka kopjuar sistemin politik italian në thelb e ndoshta e ashtuquajtur reforma në drejtësi qe po realizohet në Shqipëri të jetë një mënyre për të forcuar protagonizmin e disa prokurorëve e gjykatës në sistemin politik në Shqipëri qoftë me përfshirje të drejtpërdrejtë ose edhe përmes mekanizmat që ju favorizon sistemi.

Ka një dallim të madh mes të Majtës italiane e asaj shqiptare, sepse e majta italiane nuk ka mundur kurrë të qeveris me model komunistë e ndërsa e majta shqiptare është trashëgimtare e drejtpërdrejtë e elitës komuniste madje kemi edhe trashëgimi të linjës së gjakut, sepse shumica e përfaqësuesve të majtë në Shqipëri sot janë nipërit e tyre. Berlusconi mbetet një mendim dhe një shkollë e rëndësishme e moderuar në politikën italiane e ndoshta e djathta italiane duhet të vazhdoj në linjën filozofike të Berlusconit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Të disiplinohen hyrjet në kufi’, apeli i epidemiologut: Një muaj pa humbje jete, a përfundoi pandemia?

‘Të disiplinohen hyrjet në kufi’, apeli i epidemiologut: Një muaj pa humbje jete, a përfundoi pandemia?

Publikuar më 24.07.2021
Erion Dasho Për të gjetur humbjen e fundit të jetë nga COVID...

Erion Dasho Për të gjetur humbjen e fundit të jetë nga COVID, duhet “udhëtuar” pas në kohë në 26 qershor. Madje dhe në katër javët që paraprinë 26 qershorin, numri i vdekjeve nga COVID ishte 9 të tilla, ku asnjë ditë nuk kishte patur më shumë se 1 humbje jete dhe ditë të tëra e […]

Lexo më shumë

Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj

Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj

Publikuar më 20.07.2021
Monografia “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” është s...

Monografia “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” është studimi më i fundit i Gëzim Alpion për figurën dhe personalitetin e humanistes së madhe shqiptare. Alpion është një ndër studiuesit dhe autorët më të shquar anglisht-shkrues të kohës sonë, që merret me sociologji dhe me historinë e zhvillimet shqiptare, dhe ndër autorët më të besueshëm […]

Lexo më shumë

Nishani denigron Bashën: E di shtetin “lodër” ku mund të argëtohet e partinë zyrë ku mund të punësohet

Nishani denigron Bashën: E di shtetin “lodër” ku mund të argëtohet e partinë zyrë ku mund të punësohet

Publikuar më 19.07.2021
Një ditë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD...

Një ditë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, ish-presidenti Bujar Nishani ka vijuar sulmet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në një koment të gjatë të botuar në profilin e tij në “Facebook”, Nishani i ngarkon në shpinë Bashës të gjitha dështimet e opozitës në 8 vitet e shkuara dhe betejën e […]

Lexo më shumë

Rovena Voda- manuali perfekt i SPAK-ut për “cironka”

Rovena Voda- manuali perfekt i SPAK-ut për “cironka”

Publikuar më 15.07.2021
Arben Rrozhani Rovena Voda sapo kishte hapur një zyrë avokat...

Arben Rrozhani Rovena Voda sapo kishte hapur një zyrë avokatie për të siguruar mbijetesën për familjen ku burrë e grua ishin pa punë dhe të ardhurat e vetme ishin dy pensione mjerane. Por nuk do të ketë mundësi të shkojë, sepse sot Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar la të pandryshuar masën e sigurisë […]

Lexo më shumë

Ish-rivali i Bashës: Hapja, bërja parti e parë dhe ardhja në pushtet e PD-së

Ish-rivali i Bashës: Hapja, bërja parti e parë dhe ardhja në pushtet e PD-së

Publikuar më 09.07.2021
Fatbardh Kadilli Hapja e Partisë Demokratike mbetet një refr...

Fatbardh Kadilli Hapja e Partisë Demokratike mbetet një refren i përsëritur aq shpesh, sa është bërë lodhës në ligjerimin e demokratëve dhe të atyre që flasin për PD. A është e mbyllur PD që duhet të hapet? Kush e mbyll dhe pse e mbyll? Fakti që kërkesa për hapje të PD është e vjetër dhe […]

Lexo më shumë

Mërgata dhe roli i shteteve shqiptare në Ballkan! Një histori që ka nevojë të ndryshojë

Mërgata dhe roli i shteteve shqiptare në Ballkan! Një histori që ka nevojë të ndryshojë

Publikuar më 05.07.2021
Silvana Begaj (Nuk themi asgjë të re kur flasim për diasporë...

Silvana Begaj (Nuk themi asgjë të re kur flasim për diasporën shqiptare nëpër botë. Nuk është qëllimi as i këtij shkrimi të rendisë faktet dhe rolin e diasporës shqiptare përgjatë historisë sonë të vjetër e të re kombëtare). Janë ndoshta raste të rralla në botën e qyteteruar ku për ngritjen ,formimin dhe ekzistencën e shteteve […]

Lexo më shumë

Një natë para fundit

Një natë para fundit

Publikuar më 27.06.2021
Elona Caslli Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe...

Elona Caslli Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe, plus që ai shoku im që punoi vjet atje, më tha se dalin edhe bakshishe dhe fundi i muajit është i mirë. 3 muaj nuk janë pak. Lekët që do marr nuk do i mbaj të gjitha për vete. Do jap edhe diçka  […]

Lexo më shumë

Ku e ka origjinën “kafshëria” që na ka pushtuar

Ku e ka origjinën “kafshëria” që na ka pushtuar

Publikuar më 26.06.2021
Nga Tanush Çaushi Sot lajmi kryesor është që Policia bëri na...

Nga Tanush Çaushi Sot lajmi kryesor është që Policia bëri namin me gjoba për makinat në aksin Fier-Vlorë. Fill pas aksidentit tragjik. Dhe kjo erdhi si kofini pas të vjelit. Nuk është hera e parë në këtë vend që pas çdo ngjarjeje tragjike bëhen aksione si paradat e modës për disa ditë dhe pastaj harrohen. […]

Lexo më shumë