×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berishizmi duhet çrrënjosur, qoftë edhe me dhunë

Arben Rrozhani

Sali Berisha deklaroi se kishte mbledhur 4200 firma përgjatë “Foltores” me përkrahësit e tij nëpër Shqipëri, duke tentuar haptazi rikthimin në krye të PD-së, ndërsa Lulzim Basha e ka thënë qartë vetë dhe përmes sejmenëve të SHQUP-it se zgjedhjet e reja për kryetar të PD-së janë në vitin 2025. Sot ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se SHBA-të nuk do të bashkëpunojnë me ata që janë shpallur “non grata”, duke refuzuar zyrtarisht Berishën.

Për ata që janë të dyzuar, Sali Berisha nuk mund dhe nuk duhet parë si e ardhmja e PD-së dhe as e shqiptarëve. Ai e kishte këtë shans mëse 31 vite më parë, kur mori me dhunë frenat e lëvizjes studentore të dhjetorit ’90, për të instaluar në Shqipëri partito-ambasadorokracinë.

Brezi im, ai i studentëve të dhjetorit të 31 vite më parë, që jo më kot quhet “brezi i humbur”, e ka provuar mbi lëkurën e tij mbretërimin antidemokratik të Sali Berishës dhe pasojat tragjike që ka lënë në historinë postdiktatoriale të Shqipërisë. Shqipëria ka humbur tri dekada demokratizim, europianizim, zhvillim, mirëqenie; është tretur dhe zhbërë; është grabitur barbarisht dhe shitur për interesat e një grushti njerëzish që gëzojnë dhe kontrollojnë sot politikën dhe ekonominë; ka humbur gati gjysmën e popullsisë që emigruan në mbarë globin.

Berishizmi ishte fatkeqësia që pasoi socializmin famëkeq. Shqipëria do të kishte qenë ndër vendet e para të anëtarësuara në BE, e pasur, demokratike dhe sovrane, nëse berishizmi nuk do të kishte mbjellë farën e autokracisë, servilosjen ndaj ambasadorokracisë, ndalimin e mendimit kundër dhe mungesën e demokracisë në partitë politike shqiptare, marrjen e vendimeve antipopullore për pasurinë publike të vendit, për ta shpërndarë atë në disa duar.

Berishizmi duhet shkulur me rrënjë dhe me çdo çmim në emër të studentëve të dhjetorit që 31 vite më parë kërkuan “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” dhe sot jemi gjithnjë e më larg saj; në emër të të gjithë atyre demokratve që iu thyen dhëmbët dhe u përzunë me shkelma dhe grushta nga PD-ja nga shkurti 1991 e deri sot; të mbi 4000 të vrarëve të kaosit 1997 të shkaktuar nga rënia e shtetit autoritar të presidentit që udhëhoqi ngritjen e skemave piramidale në emër të mirëqenies false; të 26 viktimave të biznesit kriminal të familjes së tij në Gërdecit, të 4 të vrarëve në mes të bulevardit më 21 janar 2011; të marrëveshjes famëkeqe me Edi Ramën në 21 prill 2008 për të rrëzuar republikën dhe forcuar pushtetin e kryetarëve të PS-PD-së, siç po e tregon qeverisja antipopullore dhe thelbësisht berishiste e Edi Ramës; të koncesioneve dhe PPP-ve që nisën atëherë dhe sot përlajnë gjysmën e buxhetit të shtetit.

Berishizmi duhet të ishte shkulur që në rrënjë, pak pas ardhjes së tij në pushtet, më 22 mars 1992. Por, për fatin e keq të shqiptarëve, edhe pse ai kishte treguar shenjat e autokratit, ai u la të qeveriste dhe pati përkrahjen e SHBA-ve, përkatësisht të ish-ambasadorit Rajerson. Ata e kuptuan shumë vonë, 5 vite më pas, kur ndërprenë marrëdhëniet me të, por e toleruan sërish me rikthimin në pushtet në vitin 2005. Kësaj radhe, jo më. Ndërhyrja e zonjës Kim është shprehja e ambasadorokracisë së instaluar në Shqipëri, prej politikanëve të tredhur, me dosje dhe të shantazhueshëm kollaj, sepse nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër demokracisë shqiptare. Por ajo është sa e vonuar, aq edhe e justifikuar.

Berishizmi duhet shkulur me rrënjë, jo për t’i lënë zonë të lirë Lulzim Bashës, por për ta lënë PD-në e tij në batakun 31-vjeçar të krijuar nga Berisha që qelbi dhe gangrenizoi vendin dhe që të mbytet aty si një sipërmarrje mafioze që kurrë nuk punoi për shqiptarët, por për interesat e ngushta të familjes.

Fati i Sali Berishës është shënuar tashmë: PD-ja e tij do të ndahet nga PD-ja e Bashës me vendim gjykate. Por ai ka vdekur politikisht. Një i vdekur që ka lënë litarin jashtë që kasta politike të tallë menderen me një popull të tradhëtuar 31 vite më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Publikuar më 27.01.2022
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari E.R. 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e […]

Lexo më shumë

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Publikuar më 27.01.2022
I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar...

I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka deklaruar prerazi këtë të enjte se nëse Sali Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike nuk mund të priten marrëdhënie të kësaj të fundit normale me SHBA-të. Sipas Gabierl Escobar, nuk është normale që një njeri i sanksionuar për vepra të mëdha korrupsioni të jetë […]

Lexo më shumë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Publikuar më 27.01.2022
Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion...

Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion turistik. Duke qenë të preferuara për turistët nga e gjithë bota, ato bëhen një treg potencial për drogat që përdoren nëpër feta të Kankunit, Playa del Carmen, Tulum etj. DEA Amerikane dhe Interpol kanë zbuluar kriminelë të kërkuar nga të paktën 12 vende që banojnë në shtetin […]

Lexo më shumë

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Publikuar më 27.01.2022
Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si m...

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio* thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në […]

Lexo më shumë

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Publikuar më 27.01.2022
Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka ...

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme. Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Publikuar më 27.01.2022
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se...

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës qëllon me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte […]

Lexo më shumë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Publikuar më 27.01.2022
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima ng...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, pandemia nuk ka kursyer as fëmijët. Një djalë 9-vjeçar nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Ndër të tjera, kanë humbur jetën dhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi […]

Lexo më shumë

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar më 27.01.2022
Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orë...

Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 5662 testime, kanë rezultuar pozitivë 1549 qytetarë. Betejën me COVID e kanë humbur 6 qytetarë. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 […]

Lexo më shumë