Berisha pret Veselin dhe Limajn, ja çfarë u diskutua për çështjen e kufijve

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka pritur në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Çështja e kufijve, ka qenë tema kryesore për të cilën ata kanë diskutuar.

Berisha shumë herë ka deklaruar se kufijtë janë plan i Beogradit dhe se kufijtë nuk mund të preken.

Integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk mundet të jenë në asnjë rrethanë çështjeje diskutimi, theksoi Berisha. Gjithashtu, ai ka ftuar partitë politike në Kosovë që të jenë unike për krijimin e një delegacioni të përbashkët për sa i përket dialogut me Serbinë.

Të njëjtin mendim ndau dhe zëvendëskryeministri Limaj, i cili tha se duhet të ndërtohet një grup i unitetit, pasi sipas tij, vetëm e bashkuar Kosova do të ecë përpara.

Fatmir Limaj është propozuar nga institucionet e Kosovës si mandatar i ekipit të Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet