Berisha komenton largimin e Sokol Ballës nga “Top Channel”: Kurbani i fundit i Ramës?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të dalë sot në media se Sokol Balla është larguar nga detyra e drejtorit të Informacionit në “Top Channel”.

Duke komentuar largimin e Ballës, Berisha ironizon duke thënë se në “Top Channel” tashmë nuk ndjehen të sigurt as rojet dhe pastrueset.

Sipas tij, Balla u bë kurban për shkak të linjës editoriale, ndërsa akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.

“Sokol Balla, kurbani i fundit i Norieges?!
Kush e ka radhen tani? Nuk dihet, por as pastruesja dhe roja nuk ndjehen te sigurte! Sb”, thotë Berisha.

Të tjera

Abissnet