Bëri për spital gazetarin italian, kush është shqiptari që i shpëtoi dje atentatit

Publikuar më 15. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ka dalë emri i shqiptarit nga Durrësi i cili mbrëmjen e djeshme i shpëtoi një atentati në Itali.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Redeo Sinjari, i cili mori plagë në këmbë gjatë një atentati në Savona, shkruan “Ansa”.

Ndërkaq, policia italiane pranga tre persona pasi dyshohet të jenë autorë të plagosjes së 23-vjeçarit me banim në Toirano. Shqiptari i shpëtoi vdekjes, pasi ia doli t’u shmangej plumbave duke u futur me nxitim në një dyqan cigaresh elektronike.

Redeo Sinjari nuk është një emër i panjohur për policinë italiane. Në gusht të 2015-s, ai u përfshi në një sherr me grushte me gazetarin italian të “Striscia la Notizia”, Vittorio Brumotti.

Ai mori plagë dhe dëmtime të shumta në fytyrë, çka mund të vihet re qartë edhe nga fotot.