Berberi shqiptar i preferuari i gjermanëve; Shumë politikanë janë klientë të tij

Para disa ditësh, mjeshtri shqiptar i floktarisë, xha Vilson Duka, për vendasit i njohur edhe si Figaro i Ilmenaus, ka festuar ditëlindjen e tij të 70-të. Edhe përkundër moshës dhe pensionit, shqiptari me pasaportë gjermane as në ëndërr nuk është duke e imagjinuar t’i dorëzojë gërshërët.

“Unë do të vazhdoj të punoj për aq kohë sa të mundem, klientët e mi janë të kënaqur me mua dhe shëndetin e kam ende mirë”, thotë ai, duke larguar për një moment shikimin nga puna. Në karrigen e tij qëndron i ulur zejtari gjerman në industrinë e biçikletave nga Ilmenau. Gjermani 84-vjeçar mezi që pret t`i shkurtojë flokët. Ai llogaritet si një klient i rregullt i xha Vilsonit, siç bën edhe kryebashkiaku i qytetit Gerd-Michael Seeber dhe shumë politikanë të tjerë vendorë.

“Çdo kokë të mashkullit, me flokë apo me pak flokë, xha Vilsoni e kthen në një vepër arti. Në kokën time ai ka punuar për më shumë se dy dekada duke më ofruar kënaqësi të vazhdueshme”, thotë me shaka Horst Sommer, për floktarin e zellshëm.

Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, xha Vilson Duka është dashur të largohet nga atdheu i tij, në Shqipërinë juglindore. Ai kishte dëgjuar shumë biseda floktare në sallonin floktarisë të babait të tij, ku edhe mësoi prerjen e flokëve në moshën 14 vjeçare. Pas një informate të papritur se ai po vëzhgohej për politikë, vendosi të arratiset me vetëm një valixhe për në Gjermani, shkruan “Thueringer-Allgemeine Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Nga Ingelheimi, transferimi i tij vazhdoi në Gehren, në ish-shtëpinë e refugjatëve.

Mjetet e tij për flokë, të cilat i mban në dorë, gatishmëria e tij për të punuar dhe martesa e tij me e gruan gjermane, e cila vdiq në vitin 2015, ia siguroi qëndrimin në Gjermani dhe ushtrimin e zejes së tij profesionale, përcjell tutje albinfo.ch.

Në Qendrën për formim profesional në Rohr, atij iu nostrifikua kualifikimi i fituar në Shqipëri, pas provimit të dhënë teknik dhe ligjor.

“Z. Duka është dëshmi e gjallë se si integrimi i shtetasve të huaj mund të jetë i suksesshëm, në qoftë se ata e fitojnë ndonjë rast këtu, të cilin do ta merrnin me zell dhe aftësi”, tha kryetari i komunës gjatë urimit të tij për ditëlindjen.

Shumë miq, madje edhe nga atdheu i tij, kanë qenë të pranishëm në festën e ditëlindjes së xha Villsonit, transmeton albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet