Berat, arrestohen tre të rinj që shpërndanin heroinë

Tre persona përfunduan në prangat e Policisë së Beratit pas goditjes së një rasti të trafikimit të drogave të forta në qytet.

Në njoftimin e policisë thuhet se të rinjtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Trekëndëshi” merreshin me shpërndarje heroine.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pas informacioneve të marra në rrugë operative  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • Klajdi Balla, 22 vjeç, banues në Berat.
  • A.P, 17 vjeç, banues në Berat.
  • S.Q, 17 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të automjetit me targa  AA 282 RU me të cilin këta shtetas lëviznin u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gramë e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit Klajdi Balla i’u gjet një sasi prej 0.5 gramë Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Të tjera

Abissnet