Beograd, DSS: Vuçiç i gatshëm për të hequr dorë nga Kosova

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për herë të parë është përgjigjur pa hamendje dhe hapur se është i gatshëm për të hequr dorë nga Kosova, me fjalët ‘a janë për ne këto pengesa të lehta? Jo, janë si Himalaje, por nuk jemi të parët që do të ngjitemi”, thekson partia proruse e Koshtunicë, DSS, duke vlerësuar se “Serbia nuk është para Himalajeve, por para humnerës.”

DSS thekson se komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn i ka bërë të qartë presidentit dhe opinionit serb se “Serbia duhe të zgjidhë dhe të zbatojw marrëveshjen me Kosovën, e BE është që të ndihmoj në zgjidhjen e çështjeve tjera kufitare me fqinjët tjerë”.

Në Strategjinë e zgjerimit të Komisionit Evropian, sipas partisë së Koshtunicës, deri tek përfundimi i kësaj marrëveshje me Kosovën, qëndron se “thelbësore dhe urgjent”, “qartë dhe me zë, kusht për anëtarësim në BE është pranimi i pavarësisë, marrëveshja demarkacionit, madje urgjent”.

Kjo parti, që vetëm Rusinë e konsideron shtet mik të Serbisë, është e bindur, meqë vendimi përfundimtar për të arrdhmen e Kosovës do të përcaktohet me referendum, se elita e papërgjegjshme politike që është në pushtet dhe ajo në opozitë, të gjithë eurofanatikët dhe lobistët euroatlantik, do të përballen me mospajtueshmërinë e qytetarëve për të dhënë pëlqimin për tradhëti kombëtare dhe vetëshkatërrim të Serbisë.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet