Bënin kërdinë me vjedhje dhe drogë, kapet banda e shqiptarëve në Itali (FOTO)

Foto 2 nga 6 Pas Para

Karabinierët në Itali kanë zhvilluar një operacion që ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptarësh që merrej me drogë dhe vjedhje. Autoritetet policore kanë përfunduar dje hetimet që i kanë nisur në muajin nëntor 2017. Në pranga kanë rënë tri shqiptarë dhe ata janë Lorent Dukagjini 28 vjeç, banor në Pieltello në Milano, Arnold Isufi 22 vjeç, pa një banim fiks në Itali, Edmond Hoxha 58 vjeç banor në Fontanafredo. Karabinierët dje kanë bastisur strehën ku fshiheshin shqiptarët pikërisht në Fontanafredo. Kanë qenë shumë makina policie që kanë bllokuar rrugët kryesore të qytezës që kriminelët të mos largohen dhe kanë vënë në pranga anëtarët e bandës, shkruan “Friuli.it”.

Kërkimi ka çuar në sekuestrimin e 3500 eurove, pasi këta para ka dyshime se kanë ardhur si shkak i aktiviteteve të paligjshme dhe kriminale. Gjithashtu janë kapur edhe rroba dhe sende me vlerë, që kapnin vlerën e jo pak por të 20 mijë eurove. Të gjitha janë të vjedhura në vende të ndryshme dhe policët italianë kanë bërë edhe përputhshmërinë e provave të sendeve të vjedhjeve. Në banesën e tyre është bërë kontroll dhe në një zgavër u gjetën 2 kilogramë drogë, të llojit heroinë dhe kokainë. Kjo drogë arrin në treg vlerën e 60 mijë eurove. Janë sekuestruar edhe objekte që shërbenin për përgatitjen e drogës.

/D.Xh/ 

 

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet