Bëni shumë selfie? Atëherë vuani nga ky çrregullim mendor

Një studim është zhvilluar në lidhje me fenomenin mbarë botëror “selfie”. Studimi është kryer në SHBA dhe përpiqet të shpjegoi se si epoka e zhvilluar dixhitale ka ndikuar në zhvillimin e çrregullimeve mendore.

Fenomeni i bërjes së selfie-ve tregon mungesë të vetë vlerësimit dhe boshllëqe në jetën intime. Selfie-t, apo vetë fotografimet, të cilat realizohen për t’u publikuar në rrjetet sociale, janë një fenomen shumë i vëzhguar nga shumë kërkues dhe studiues.

Ndërkohë që “American Psychiatric Association” na jep lajmin se selfie-t janë një manifestim i problemeve mendore dhe lloji i sëmundjes ka marrë emrin “Selfite”.

Sipas studiuesve, kush vuan nga selfite, është i goditur nga një nevojë e fortë për të publikuar në rrjetet sociale foto e vetvetes të realizuara po vetë, por kjo praktikë realizohet si pasojë e mungesës së vetëvlerësimit dhe për të kulmuar më tej, me mbushjen e boshllëqeve në jetën intime.

“American Psychiatric Association” ka nxjerrë edhe një shkallë të vlefshme për të vlerësuar nivelin e sëmundjes.

Quhet “Selfitis borderline” niveli i sëmundjes dhe e ka personi që shkrep të paktën 3 selfie në ditë, por pa i publikuar në rrjet.

Më rëndë është kush i publikon të tria fotot, ndërsa “rastet e dëshpëruara” janë “selfitis kronikë”, apo më saktë, ata që publikojnë më shumë se gjashtë selfie në rrjet.

Aktualisht nuk ekzistojnë kura për këtë çrregullim, por duket se është e mundur të ketë përmirësim, falë një terapie në grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet