Bëni gati çadrat! Pasditen e sotme moti merr një kthesë të papritur

Dita e fundit e vitit 2017 dhe pasditja e sotme e Vitit të Ri janë shoqëruar me një mot të kthjellët dhe me diell.

Por duket se gjithçka do të ndryshojë në ditën në vijim pasi në vend do të kthehen reshjet.

Instituti i Gjeo-shkencave parashikon se pasditja e 1 janarit do të shënojë rikthimin e shirave, në pjesën veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë edhe shtrëngata të izoluara, duke u shtrirë më pas në të gjithë territorin e vendit.

Edhe të martën, priten reshje në të gjithë vendin, por me intensitet më të vogël.

Në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 6 °C / 13 °C

në vendet malore: 1 °C / 8 °C.

Të tjera

Abissnet