Befason studimi/ Koronavirusi dëmton placentën gjatë shtatzënisë

Një studim i vogël me 16 gra shtatzëna që kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi kanë gjetur prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshkë, mëlçi dhe mushkëri për një fetus. Provimet patologjike të kryera direkt pas lindjes gjetën prova të rrjedhës së pamjaftueshme të gjakut nga nëna tek fetusi dhe mpiksja e gjakut në placentë.

Kjo mund të ndërhyjë në rolin e placentës në shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese nga rrjedha e gjakut të nënës tek fëmija dhe largon produktet e mbeturinave nga gjaku i foshnjës.

“Jo për t’ju frikësuar, por këto gjetje më shqetësojnë vërtetë”, Emily Miller, bashkautorë në studim dhe mjeke obstetër.

“Unë nuk dua të nxjerr përfundime gjithëpërfshirëse nga një studim i vogël, por kjo pamje paraprake se si Covid-19 mund të shkaktojë ndryshime në placentë mbart disa implikime mjaft domethënëse për shëndetin e një shtatëzënieje”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet