Befasohen banorët, qyteti i tyre mbulohet nga bora ngjyrë blu (VIDEO)

Banorët e Shën Petersburgut u befasuan pasi panë se i gjithë vendi ishte mbuluar nga një shtresë dëbore ngjyrë blu.

Qytetarët u shqetësuan se fenomeni mund të kishte ardhur si pasojë e kimikateve toksike në atmosferë.

Megjithatë versioni i ekspertëve është që bora të jetë shkaktuar nga kobalti, një element metalik, apo nga metileni blu, një substancë që përdoret në disa trajtime mjekësore.

Disa mostra të borës po analizohen në laborator, ndërkohë që një hetim ka nisur mbi rastin në fjalë. Dy vjet më parë, borë blu ra në qytetin rus të Chelyabinsk.

Hetimi zbuloi se dukuria kishte ndodhur pasi boja blu që përdoret për vezët e pashkës kishte përfunduar në sistemin e ventilimit të një fabrike duke u shpërndarë mandej në rrugët e qytetit, raporton “Mirror”.

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet