Bedrija, simboli i një epoke!

Një foto e rrallë është shpërndarë sot ku flet për realitetin e dhimbshëm të Shqipërisë në vitet 50.

Fotoja e shpërndarë nga gazetari Roland Qafoku tregon pikërisht realitetin në vendin tonë, pas Luftës së Dytë Botërore, ku gratë edhe pse në moshë të madhe kishin vullnetin për të mësuar shkrim dhe lexim.

Statusi

Bedrija!

Kjo është një foto e realizuar në vitet 50-të. Shqipëria e sapo dalë nga Lufta e Dytë Botërore ishte më keq sa nuk bëhej: E varfër dhe e shkatërruar plotësisht por shikoni se sa dëshirë ka kjo grua të mësojë të shkruajë. Vlera e fotos është se prej saj merr shumë impresione njëkohësisht. Gruaja e kuadruar ne plan të parë është duke shkruar emrin e vet në dërrasën e zezë. Afërmendsh quhet Bedrije dhe deri në momentin e fiksuar duket se ka mësuar vetëm gërmat kapitale. Në krah të saj qëndron mësuesi që më shumë duket sikur po i mëson formulat e Einstein-it se sa alfabetin shqip. Vetëm në një çast të vetëm të kursit të luftës ndaj analfabetizmit shikojmë skenën e vetmuar dhe skenën masive njëkohësisht. Teksa Bedrija shkruan emrin e saj, të gjitha “shoqet” presin radhën. Gruaja në cep të fotos mund ta ndërronte të shkruarën e emrit të vet me një mijë e një punë të tjera teksa ka vënë dorën në mjekër dhe imagjinon se ç’tmerr duhet të jetë momenti kur të jetë ajo në vend të Bedrijes. Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia: Pas kursit mos mendoni se këto gra me shami në kokë dhe që doemos duhet të kenë nga 5 deri në 10 fëmijë, do shkojnë në party. Në shtëpi dhe në arë i presin punët e vërteta. Mësimi i alfabetit ishte sikur ta barazosh sot me një ëeekend jashtë Tirane. E megjithatë Bedrija do mbetet simboli i një epoke. Ishte koha që gruaja shqiptare mësonte të shkruante emrin, natyrisht vetëm me shkronja kapitale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet