Bebet me kokë të madhe janë më inteligjente

Publikuar më 05. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Sipas hulumtimeve në Britani të Madhe, gjëja më e mirë për bebet tuaja mund të jetë lindja me kokë të madhe.

Kjo, sepse bebet me koka të mëdha kanë tendenca të bëhen më inteligjentë.

Shkencëtarët ndërkombëtarë të përfshirë në këtë studim, kishin hulumtuar ndërlidhjet mes gjeneve, nivelit të inteligjencës dhe shëndetit të përgjithshëm. Ata kishin mbledhur mostra të gjakut, urinës dhe pështymës nga 100,000 britanikë dhe kishin analizuar të dhënat për çdo shenjë të ndërlidhjeve.

Gjatë analizave, hulumtuesit kishin zbuluar se personat e lindur me kokë të madhe kishin qenë shumë më të prirë ta përfundojnë universitetin dhe kishin shënuar pikë më të larta në teste.

Kjo do të thotë, sipas hulumtuesve, se bebet e lindura me kokë më të madhe sesa mesatarja prej 13.5 – 14 inçëve janë më të prira të gëzojnë inteligjencë më të lartë gjatë jetës.