BE, për të rinjtë, pa para me tren nëpër Evropë

Gjatë kësaj vere, europianët e rinjë do të kenë mundësi të udhëtojnë me tren pa para. Në fakt, fjala është vetëm për një muaj, por kjo do t’iu mundësoj shumë të rinjëve që të vizitojnë shtetet tjera. Bashkimi Evropian për këtë qëllim ka ndarë 12 milionë euro, duke llogaritur kështu 20-30 mijë të rinjë europianë që do të udhëtojnë me tren, por edhe autobusë dhe tragete në pjesët e Bashkimit Evropian që nuk mbulohen nga InterRail, siç është Estonia, Letonia dhe Malta.

Aplikimet

Gjatë kësaj vere do të zbatohet pilot-projekti ndërsa detajet për mënyrën e aplikimit dhe kushtet për marrjen e biletës njëmujore pa lekë ende nuk janë publikuar, e nëse kjo tregohet e suksesshme do të mund të zgjerohet për të gjithë europianët 18 vjeçar. Bashkimit Evropian kjo do ti kushton një miliardë euro, dhe është e natyrshme pse fillimi është i kujdesshëm dhe i kufizuar.

“E rëndësishme është që të gjithë të rinjëve t’ju ofrohet rasti që të zgjerojnë horizontin dhe ti përjetojnë shtetet tjera. Arsimi nuk është vetëm ajo që mësojmë nëpër shkolla por edhe ajo që zbulojmë vetë mbi kulturën dhe trashëgiminë e europianëve të tjerë,” tha komisioneri për arsim dhe të rinjë pranë BE, Tibor Navracsics.

Të tjera

Abissnet