BE-ja kërkon një fillim të ri për Shqipërinë

Koço Kokëdhima

Krerët e vendeve të BE-së konfirmuan mbrëmë përfundimet e ministrave të Jashtëm të BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, duke miratuar dokumentin e dakordësuar më parë, më 25 mars, për zgjerimin.

“Zgjidhja’ e përshëndet këtë vendim për mundësinë që i jepet sërish Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Por kushtet e vëna që janë dy herë më shumë se një vit më parë, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë, rrëzuan propagandën për gjoja progresin e madh të vendit tonë.

Treguan se në 30 vite elita e vjetër politike që sundon ka rrëzuar shtetin dhe shoqërinë demokratike. Edhe pse ishte ndër vendet e para në procesin e integrimit në BE në vitet ‘90, Shqipërisë i duhet ta nisë gjithçka nga e para. I duhet të përfundojë reformën në drejtësi sepse partitë e vjetra autokratike shkatërruan institucionet e pavarura; I duhet të rivendosë sundimin e ligjit, në vend të sundimit të marrëveshjes dhe puçit së partive të vjetra; I duhet të bëjë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, me depolitizimin e administratës zgjedhore, barazinë në zgjedhje dhe reformimin e partive, sepse Shqipëria është i vetmi vend që nuk bën dot zgjedhje të lira dhe të barabarta; I duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet, duke nisur nga politikanët e lartë dhe zyrtarët e korruptuar që kriminalizuan dhe korruptuan çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.

“Pakti Kombëtar’ i propozuar nga partia ‘Zgjidhja’, rreth një vit më parë, propozon një fillim të ri për Shqipërinë. Këtë nuk mund t’ua lëmë në dorë atyre që na sollën në këtë ditë. Ata dështuan. Duhet bashkëpunimi i të gjithë aktorëve politikë, shoqërisë civile, inteligjencës, mendjeve të ndritura, diasporës sonë vitale, bijave dhe bijve më të mirë të vendit. Ndryshe, po ua lamë sërish në dorë liderëve politikë të tranzicionit të dështuar, do të jemi në këtë derexhe edhe pas 30 vjetësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet