Batutat e plota në Kuvend/ Berisha e Ndoka i tregojnë kokainën, kryeministri bën lojë fjalësh me “peshkatarin” e Bashës

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Elidona Syla

Një shprehje e kreut të PD-së Lulzim Basha gjatc replikës së tij në Kuvend ka shërbyer që kryeministri Edi Rama të nisë edhe njëherë ironinë e tij, duke futur ‘në sherr’ Bashën me Ndokën.

“Peshkatari është peshku më i madh”, është shprehja që përdori fillimisht Basha dhe më pas Rama e përdori në replikën e tij.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha e kishte akuzuar hapur, duke i thënë se ‘krruhet, pasi përdor kokainë’, kreu i qeverisë nuk ka thënë asgjë për këtë, por i është përgjigjur me ironi Bashës.

Berisha: Pse kruhet Rama kur flet? Sepse përdor kokainë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sërish akuzat e tij ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, se ky i fundit është përdorues kokaine.

“Mediat shtrojnë sot një pyetje, e cila në pamje të parë ka dhe një aspekt gjysmë komik, por në të vërtetë mediat nuk e shtrojnë për komedi këtë pyetje. Pse kruhet kur flet Edi Rama? Ka vetëm një shkak, dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë, lexoni pak dhe ju, e keni provuar dhe ju këtu, e shof, Ju njoh në fytyrë. Lexoni të gjithë mbidozat e kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale.”, tha Berisha.

Replika e kryeministrit Edi Rama:

Po marr fjalën të vë në vend nderin e një filozofi, Lulzim Basha tha ‘Peshkatari është peshku më i madh. Unë e ftoj Ndokën t’i zgjidhi me gjyq për të drejtën e autorit.

Bëri shumë herë pyetjen çfarë përgjegjësie të mbaj unë, ç’mund të mbajë kreu i PD-së nga humbja në humbje, s’ka c’të mbajë, se Saliu është si është është kush është përgjegjësinë kur humbi e mbajti.

Kurse Basha shtron pyetjen, dhe pyet parlamenti. Nuk jam unë që ta them se edhe po ta them nuk e kupton.

Por çfarë tha Basha më herët?

“Kryeministri ka zgjedhur të bëjë batuta, tallje, dokrra hini, se nuk është aty me votat tuaja, është aty me mbështetjen e krimit të organizuar, ndërkombëtarët i thonë ti shpalle lufte krimit të organizuar, unë i them partnerëve ndërkombëtarë që nuk e bën dot peshqit e mëdhenj, nuk i kap dot peshku më i madh, kur vetë peshkatari është vetë peshku më i madh s’ka shpresë të bëjë atë që kërkoni ju, nuk e kapën për xhakete i gjeti ky i gërmoi i beri deputete, kryetare bashkish, ministra”, tha Basha.

 

Replika e Ndokës

Kam të drejtën, kryeministri është nën efektin e kokainës, sapo ma konfirmuan se unë s’kam besim 100% te doktori, por një doktor jashtë më tha se shenjat e tij janë tipike për një përdorues kokaine.

Pasi jeni admirues dhe lexues i shprehjeve të mia i them që kush pin kokainë kruhet dhe nxihet, kam dhe një informacion të kualifikuar, është fakti që keni pirë tre shishe ujë dhe tre të tjera, pra 6, jepini ujë që të bëhet njeri normal për sa është e mundur që të vazhdojnë shishet e ministrave, pini ujë dhe ulni masën e kokainës.