Bashkim Fino lë mandatin, kush është kandidatja që i zë vendin në Kuvend (FOTO)

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Bashkim Fino pritet të jetë njëri prej kandidatëve për postin e kreut të FSHF-së, ku do të rivalizojë Armando Dukën.

Me lëvizjen e re, Fino pritet t’ia pasojë mandatin kandidates femër në radhë,  e cila është Gentiana Cakrani.

Kjo e fundit renditet e 11-a në listën emërore dhe aktualisht mban postin e kryetares së PS-së në Fier.

Më herët ishte kreu aktual i FSHF-së Armando Duka, që zyrtarizoi kandidaturën për president të FSHF-së.