×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Bashkia Pukë në Prokurori për tenderat, kryebashkiaku sjellje arrogante me gazetaren

Kualifikimi dhe shpallja fitues e Operatorëve apo Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë të cilët nuk kanë plotësuar të gjitha kriteret për kualifikim në 6 procedura prokurimi të realizuara nga Bashkia Pukë, janë përcjellë si indice penale pranë Prokurorisë Pukë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora ka denoncuar kriteret e vendosura jo sipas natyrës dhe volumit të punimeve si dhe mosplotësimin e dokumentacionit nga ana e subjekteve fituese,  në tenderat: “Rehabilitim i Rrjetit Ujitës te Ujëmbledhësit Kukaj, Dega Luf” dhe “Rikonstruksion rruga Plet, Lagjja Uragji”, Pukë,  në shkelje të ligjit për prokurimin publik dhe vendimit të Këshillit të Ministrave në lidhje me miratimin e rregullave të prokurimit publik.

Në të dyja rastet, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave  pranë Bashkisë Pukë duhet t`i kishte propozuar titullarit të autoritetit kontraktor, kryetarit të bashkisë Pukë, anulimin e procedurave të prokurimit dhe përsëritjen e tyre.

Nëse kishte pasur një propozim të tillë apo jo, gazetarët e “BOOM”, udhëtuan drejt Pukës për të pyetur vetë kryetarin e kësaj Bashkie, ku përballja ishte aspak dinjitoze.

Sekretarja e kryetarit: Duhet të prisni jashtë.

Gazetarja: Jo nuk dal jashtë, nuk kam arsye pse të dal përsa kohë ju më gënjyet.

Gazetarja: Si jeni?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Pse je e shqetësuar?

Gazetarja: Unë jam shumë e shqetësuar sepse vij deri këtu, bëj rrugën nga Tirana dy herë…

Kryetari i Bashkisë Pukë: Punë e madhe se vjen ti. Ti s`po vjen për mu.

Gazetarja: Si punë e madhe që vij unë, unë po vij për të marrë një informacion.  Punë e madhe nuk mund të thotë një kryetar bashkie, një titullar, punë e madhe. Është jashtë etike.

Kryetari i Bashkisë Pukë: Bëje shkresën do të jap përgjigje për 24 orë.

Gazetarja: Z.Gjoni a është normale të gënjehet një gazetar, kur kryetari është në zyrë?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Se keni hyrë dhunshëm këtu.

Gazetarja: Jo, s`kam hyrë dhunshëm fare.

Kryetari i Bashkisë Pukë: Dhunshëm.

Gazetarja: Kur kryetari është në zyrë unë nuk mund të gënjehem.

Kryetari i Bashkisë Pukë: Si kanë hyrë?

Punonjësja e Bashkisë: Dhunshëm.

Gazetarja: Kjo zonja këtu është police?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Po.

Gazetarja: S`është police, më fal, është e recepsionit dhe ajo zonjë gënjeu. Z.Gjonaj mund të na lejoni t`ju themi problemin për të cilin kemi ardhur?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Jo, jo. Të lutem mos më privo mundësitë e mia për të lëvizur.

Pas refuzimit të kryetarit, “BOOM” i dërgoi një shkresë zyrtare bashkisë Pukë, e cila në përgjigje shprehet se asnjë nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave  ne këto procedura nuk është më në marrëdhënie pune me Bashkinë Pukë dhe se kjo problematikë është në procedurë shqyrtimi nga ana e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Përgjigja zyrtare e Bashkisë Pukë

Përsa i përket pyetjeve tuaja në lidhje me 2 procedura prokurimi të zhvilluara në Bashkinë Pukë ju informojmë se aktualisht asnjë nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave  ne këto procedura nuk është në marrëdhënie pune me Bashkinë Pukë.

Gjithashtu ju kujtojme se problematikat e supozuara per keto objekte ne KLSH aktualisht janë në procedurë shqyrtimin nga ana e Agjencia e Prokurimit Publik si institucioni më i lartë vendimarrës në fushen e prokurimit i cili akoma nuk ka marrë një vendim,në momentin e marrjes së një vendimi nga APP ne do fillojmë procedurat përkatëse ligjore për zbatimin e atij vendimi.

1.Në lidhje me objektin e prokurimit “Rikonstruksion Rruga Plet, Lagjia Uragji, Bashkia Puke 2017” ju sqarojmë si më poshtë: Ne lidhje me piken per kualifikim e operatorit ekonomik “Delia Impex”i cili sipas akt-konstatimit KLSH nuk ploteson 1 kriter dhe konkretisht:

Nuk ka paraqitur listpagesa per muajin Maj 2017 dhe vertetim per kontributet e sigurimeve shoqerore per muajin Maj 2017:

Se pari cilesojme se per kete objekt ne DST jane kerkuar një punësim mesatar i të paktën  10 (dhjete) personave ndersa op.ekonomik “Delia Impex ka paraqitur Vertetimin nr.4750 prot ,date 08.05.2017 dhe ne baze te mesateres se numrit te punonjesve per periudhen e kerkuar Janar 2016-Maj 2017 ka nje mesater prej 799 puntor % 17 muaj =47 mesataria e punëtorve.

Prandaj skualifikimi i ketij operatori ekonomik per nje divijim te vogel i cili nuk cenon ne tersi kriteret e e percaktuara ne DST por as ne vecanti kriterin per numrin e punonjesve do te perbente nje shkelje ligjore nga ana jone ne elimiminimin e ketij op.ekonomik dhe krahas kësaj do sillte zvarritje te procedures se prokurimit dhe mos ofrim sherbimi per qytetaret tane.

2.Në lidhje me objektin e prokurimit “Rehabilitim i rrjetit ujites te Ujembledhesit Kukaj, Bashkia Puke 2017.

Përsa i përket kritereve të vendosur nga ana e specialistetit përkatës në njësisnë e prokurimit duhet të theksojmë se në asnjë moment nuk janë vensosur kritere dsikriminuese apo penalizuarese.

Përsa i përket kriterit ku është kërkuar teknik ndërtimi shoqëruar me diplomë dhe licencë zbatimi për punimet  e ndërtimit , është kërkuar vetëm të jëtë I pajisur me licencë pasi kategorizimi i pikave të caktuara do përbënte një motiv për cënimin e konkurencës.

Në lidhje me pyetjen a ka pas një propozim tek titullari i Autoriteti Kontraktor, Kryetari i Bashkisë për anullimin e procedurës së prokurimit dhe hapjes së një procedure të re?

Ju informojme se s’ka pasur asnjë propozim të KVO për anulim të procedurave të lartpërmendura por raport përmbledhës me përfundimin se operatorët ekonomik që plotësonin kriteret duhet të shpalleshin fitues.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Masat kundër virusit/ 700 mijë lekë gjobë deri në mbyllje të aktivitetit në rast se shkelet protokolli

Masat kundër virusit/ 700 mijë lekë gjobë deri në mbyllje të aktivitetit në rast se shkelet protokolli

Publikuar më 07.07.2020
Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Raka...

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli u shpreh sot se miratimi i Aktit Normativ për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit, synon për të mbrojtur më tej shëndetin e qytetarëve në kohën e turizmit, në kuadrin e pandemisë Covid-19. E pranishme në Komisionin e Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese […]

Lexo më shumë

Korrupsioni në Shqipëri/ Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës. PD: Përfitues sërish Klodian Zoto

Korrupsioni në Shqipëri/ Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës. PD: Përfitues sërish Klodian Zoto

Publikuar më 07.07.2020
Kryeministri Edi Rama do të mbahet mend si shëmbëlltyra e ko...

Kryeministri Edi Rama do të mbahet mend si shëmbëlltyra e korrupsionit në Shqipëri dhe si mbrojtësi më i flaktë i koncensioneve dhe PPP-ve. Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences pranë Partisë Demokratike, përmes një postimi në Facebook të disa dokumenteve, denoncon vendimin e qeverisë, e cila ka miratuar ndërtimin e landfillit të Vlorës, […]

Lexo më shumë

“Po më zinte frymën dhe çorodiste mendjen”, mjeku me COVID publikon mesazhin: Isha futur në “ferrin” ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë

“Po më zinte frymën dhe çorodiste mendjen”, mjeku me COVID publikon mesazhin: Isha futur në “ferrin” ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë

Publikuar më 07.07.2020
Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, doktori She...

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, doktori Shefki Meta ka treguar se është infektuar me koronavirus dhe se prej 28 qershorit ai po kurohet te Infektivi pasi shkoi në spital në gjendje të rëndë. Doktori tregon se si e kuptoi se ishte infektuar edhe pse prej muajsh kishte shkuar në punë dhe gjatë vizitave […]

Lexo më shumë

Sekuestrohen 3 llogaritë bankare të fierakut, dyshohet se janë parat e të birit nga veprimtaritë kriminale

Sekuestrohen 3 llogaritë bankare të fierakut, dyshohet se janë parat e të birit nga veprimtaritë kriminale

Publikuar më 07.07.2020
Janë sekuestruar tri llogari bankare të një 66-vjeçari, me v...

Janë sekuestruar tri llogari bankare të një 66-vjeçari, me vlerë 140 milionë lekë, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë ekzekutimi […]

Lexo më shumë

La pas dy djem, si u infektua me koronavirus 45-vjeçarja që po kurohej nga astma

La pas dy djem, si u infektua me koronavirus 45-vjeçarja që po kurohej nga astma

Publikuar më 07.07.2020
Dita e sotme shënoi dy viktima nga Covid-19. 45-vjeçarja e c...

Dita e sotme shënoi dy viktima nga Covid-19. 45-vjeçarja e cila ndërroi jetë nga koronavirusi vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si astma, diabeti, tensioni dhe problemet me zemrën. Ajo ishte paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit për të marrë mjekim për astmën. Sipas Abc news kur gjendja e saj është përkeqësuar, ajo është dërguar në […]

Lexo më shumë

Tiranë/ Kanoste prej kohësh një 54-vjeçar për t’i marrë para, përfundon në pranga 25-vjeçarja

Tiranë/ Kanoste prej kohësh një 54-vjeçar për t’i marrë para, përfundon në pranga 25-vjeçarja

Publikuar më 07.07.2020
Një vajzë 25-vjeçare është vënë në pranga në Tiranë pasi në ...

Një vajzë 25-vjeçare është vënë në pranga në Tiranë pasi në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh. Sipas policisë e reja u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Njoftimi i policisë Nga specialistët për Hetimin […]

Lexo më shumë

“O dajë pse shqetësohesh, çdo njeri ka bindjet e veta”, flet vëllai i Zhaneta Josifit: Ç’më tha mbesa në bisedën e fundit

“O dajë pse shqetësohesh, çdo njeri ka bindjet e veta”, flet vëllai i Zhaneta Josifit: Ç’më tha mbesa në bisedën e fundit

Publikuar më 07.07.2020
Vëllai i Zhaneta Josifit, Sejman Fejzo nxjerr në dritë të tj...

Vëllai i Zhaneta Josifit, Sejman Fejzo nxjerr në dritë të tjera detaje tragjike nga vetëflijimi i motrës së tij dhe mbesës, Anisës, të cilat u gjetën të pajetë në banesën e tyre në Kombinat. Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ Fejzo tha se me Anisën ishte takuar në janar […]

Lexo më shumë

“Plot ambicie dhe energji”, shoqja e gjimnazit flet për Blerta Josifin: Si ishte takimi i fundit me të dhe Anisën

“Plot ambicie dhe energji”, shoqja e gjimnazit flet për Blerta Josifin: Si ishte takimi i fundit me të dhe Anisën

Publikuar më 07.07.2020
Etleva Kreci, shoqja e Blerta Josifit, e cila ka ndarë 8 vit...

Etleva Kreci, shoqja e Blerta Josifit, e cila ka ndarë 8 vite shkollë me të, bashkë me vitet e gjimnazit, tregon se ajo ka qenë një vajzë plot ëndrra, ambicie për jetën dhe e mbushur me energji pozitive.  Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” ajo tregon për takimin  e fundit me dy […]

Lexo më shumë