Basha takon ish-kryeministrin e Kanadasë: Sundimi i ligjit, rruga e vetmë drejt BE-së

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper.

Me anë të një postimi në Twitter, Basha shprehu vlerësime dhe mirënjohje për Harper, ndërsa e cilësoi atë një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

“Nderi dhe privilegji im për të mirëpritur sot një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, ish kryeministrit të Kanadasë dhe Presidentit të IDU stephenharper. Mirënjohës për mbështetjen e tij për demokracinë dhe sundimin e ligjit si një rrugë e vetme përpara për Shqipërinë në BE”,- shkruan Basha.

Lidhur me këtë takim reagoi edhe ish-kryeministri Harper, i cili u shpreh i kënaqur që ishte takuar me liderin demokrat, Lulzim Basha.

Harper bën me dije se pjesë e diskutimit ishte situata aktuale në Shqipëri.

“I kënaqur që takohva Kryetarin e Opozitës dhe Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Diskutim i mirë i situatës aktuale në Shqipëri dhe nevojës për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit. IDU shpreson në bashkëpunimin e vazhdueshëm me partinë tonë anëtare PD Shqipëri”, – shkruan Harper në Twitter.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet