Basha: Rama është gati të zhvishet lakuriq, pse e mbrojti Tahirin?!

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u është kundërpërgjigjur sot akuzave të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i selisë blu u pyet lidhur me kërkesën e PS për shkarkimin e kreut të KQZ-së Klement Zguri, si dhe akuzat e shumicës lidhur me kryebashkiakun demokrat Kapllanaj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Basha tha: “Rama është gati të zhvishet lakuriq, pse e mbrojti Tahirin?! Pse nuk flet asnjë fjalë për paratë e drogës dhe patentat e lundrimit të Tahirit?! Ka dy javë që hesht, ai po bën gjithçka për t’iu shmangur këtyre pyetjeve, dhe përgjigja është në këtë kontekst, po bën dhe do bëjë gjithçka por nuk do t’ia dalë”.