Basha: Projektbuxheti i 2018 është bërë për të pastruar paratë

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat sipas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë Edi Rama. Ndër të tjera, kreu i opozitës tha se është krijuar 3-këndëshi, shtet kriminal-karteli i drogës-ekonomia kriminale. Oligarkët po pastrojnë paratë dhe trafikantë që blejnë bizneset.

“Nuk është më kultivimi i kanabisit veprimtaria kryesore. Fusha e parë është trafiku i heroinë dhe kokainë dhe e dyta kafshimi i ekonomisë shqiptare, dmth krimi po zhvendoset në ndërtim, në Bankat e Shqipërisë Pra nga malet e fushët po zhvendoset në sheshet e Shqipërisë dhe të famshmin projekt 1 miliard euro të Edi Ramës. Një biznes që fërgon peshq nga peshkatari i zonës, nëse kalon xhiron 2 milionë lekë, duhet të paguajë peshq.

Kurse baronët e drogës si Balili nuk do paguajnë tatim fitimi. Tek ai biznesi i vogël që fërgon peshkun, pra do paguash 20% TVSH, Kurse të hash aragostën apo ngjalën tek Santa Quaranta s’ka taksa. Ja çfarë po bën, pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, pasi e zhyti në kolap financiar, pasi fukarenjtë e shesin drogën sot më lirë se çaji”, tha Basha.

Gjithashtu ai u shpreh se projekti 1 miliardësh i qeverisë për buxhetin e 2018 është thjeshtë pastrim i parave të krimit dhe drogës. Sipas Bashës, krimi nga malet e fushës po zhvendoset në sheshet e Shqipërisë dhe të famshmin projekt 1 miliard euro të Edi Ramës. “Ky do të jetë buxhet i rrënimit të shqiptarëve. Bëni një kërkim modest dhe do kuptoni se në gjithë botën për pastrim parash janë ndërtimet.

Projekti 1 miliard euro i koncesioneve nuk është vetëm pastrim parash në ekonominë private por edhe publike, se aty do pastrohen paratë pa tender pa konkurrencë do tu jepen disa kompanive që do të pastrojnë paratë e drogës Mbani shënim: Buxhetin e shkollave të Tiranës mund të ndërtosh 30 shkolla pse do të ndërtohen 14? Pse se me këtë projekt shqiptarët do të paguajnë dyfish çmimin e rrugës, qiranë e borxhit, do të zhyten në mjerin, banorët e drogës oligarkët e Ramës do ti nxjerrin partë nga skutat ku i kanë futur dhe do ti qarkullojnë lirisht”. deklaroi Lulzim Basha.

I.K