Basha për buxhetin e 2018-ës: Po përdoret për të pastruar miliardat e drogës.

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë  për mediat, ka reaguar për buxhetin e 2018-ës. Kreu i opozitës tha se ky buxhet ëshët buxheti i rrënimit, dhe se po përdoret për të pastruar miliardat e drogës.

 “Ekonomia po kriminalizohet. Trafikantë që blejnë biznese të ndershme. Krimi nga parcelat e kanabisit po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës dhe në të famshim projekt 1 miliardë euro.

Pasi mbushi Shqipërinë me drogë, tani paratë e drogës do i pastrojë për veten e tij dhe miqtë e tij. Ky do të jetë një buxhet i rrënimit të shqiptarëve. Të vetmit që do të përfitojnë do të jenë baronët e drogës, sepse me këtë buxhet do të pastrohen paratë e drogës.”

Më tej Basha tha se krimi po zhvendoset në ndërtim dhe Bankat e Shqipërisë, kultivimit i kanabisit nuk është veprimtaria kryesore, por tashmë është edhe trafiku i heroinës dhe i kokainës.

“Nuk është më kultivimi i kanabisit veprimtaria kryesore. Fusha e parë është trafiku i heroinë dhe kokainë dhe e dyta kafshimi i ekonomisë shqiptare, dmth krimi po zhvendoset në ndërtim, në Bankat e Shqipërisë

Pra nga malet e fushët po zhvendoset në sheshet e Shqipërisë dhe të famshmin projekt 1 miliard euro të Edi Ramës. Një biznes që fërgon peshq nga peshkatari i zonës, nëse kalon xhiron 2 milionë lekë, duhet të paguajë peshq.”, tha Basha.

Gjithashtu kreu i PD-së komentoi edhe taksën ndaj biznesit të vogël, duke thënë se baronët e drogës si Balili nuk do paguajnë tatim fitim, ndërsa biznesi i vogël do të paguaj 20 % TVSH.

“Kurse baronët e drogës si Balili nuk do paguajnë tatim fitimi. Tek ai biznesi i vogël që fërgon peshkun, pra do paguash 20% TVSH, Kurse të hash aragostën apo ngjalën tek Santa Quaranta s’ka taksa. Ja çfarë po bën, pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, pasi e zhyti në kolap financiar, pasi fukarenjtë e shesin drogën sot më lirë se çaji.

Gjithçka tregon se ky do të jetë buxhet i rrënimit të shqiptarëve. Bëni një kërkim modest dhe do kuptoni se në gjithë botën për pastrim parash janë ndërtimet. Projekti 1 miliard euro i koncesioneve nuk është vetëm pastrim parash në ekonominë private por edhe publike, se aty do pastrohen paratë pa tender pa konkurrencë do tu jepen disa kompanive që do të pastrojnë paratë e drogës

Mbani shënim: Buxhetin e shkollave të Tiranës mund të ndërtosh 30 shkolla pse do të ndërtohen 14? Pse se me këtë projekt shqiptarët do të paguajnë dyfish çmimin e rrugës, qiranë e borxhit, do të zhyten në mjerin, banorët e drogës oligarkët e Ramës do ti nxjerrin partë nga skutat ku i kanë futur dhe do ti qarkullojnë lirisht.”