Basha në Berlin, Berisha dhe Paloka japin udhëzimet në PD

Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në Berlin në takim me zyrtarë të lartë dhe ndaj mbledhja e Kryesisë të Partisë Demokratike të Shqipërisë u drejtua nga ana e nënkryetarit Edi Paloka. Sipas BW, Paloka ka thënë se aksioni në Shkodër ishte goxha mbresëlënës, duke shtuar se duhen zhvilluar protesta edhe në Vlorë. Mësohet se mbledhjes nuk i ka munguar as lideri historik i së djathtës Sali Berisha.

“Të shumëfishojmë kontaktet me qytetarët dhe të vijojmë përballjen me pushtetin. Kjo bëhet duke gjetur mundësi të reja. Duhet të dalim derë më derë me flatë palosje dhe të mbrojmë biznesin e vogël, që kjo qeveri po e shkatërron nga dita në ditë. Rama po krijon një diktaturë të re dhe ndaj duhet ta ndalim me çdo kusht. Rama vetëm propagandon, pasi shqiptarët janë në mjerim dhe gjendja ekonomike është një maskaradë e vërtetë”, deklaroi Berisha. Paloka nga ana e tij ka thënë se kuksianët janë heronj dhe ata duhet të lirohen, pasi janë të burgosur të regjimit të Ramës. Sipas tij, Rama nuk duhet lënë të veprojë i lirë, pasi ai sjell vetëm të këqija për qytetarët dhe për Shqipërinë.

/D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet