×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Basha flet nëse do të largohet nga PD po të humbasë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me optimizëm iu shmang pyetjes së gazetares Nisida Tufa në News 24 rreth vendimit të tij për të lënë postin aktual në PD në rastin e humbjes së zgjedhjeve. Basha tha se shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin, duke mos e llogaritur aspak mundësinë e një humbjeje.

Nisida Tufa: Dakord, ju do të vijoni të jeni në krye të Partisë Demokratike?
Lulzim Basha
: Pa pikë diskutimi që shqiptarët me 25 prill do zgjedhin ndryshimin dhe nuk do të ketë forcë që do ta ndal ndryshimin. Partia Demokratike do të fitojë, opozita e bashkuar do të fitojë, socialistët do të kenë shansin që të rikthejnë partinë socialiste në një forcë progresive dhe jo në një bashkëpunëtorë të hapur të mafias siç e ka bërë Edi Rama, siç doli nga përgjimet

Nisida Tufa: Zoti Basha, edhe një pyetje që bëhet masivisht për drejtuesit e 12 qarqeve, kur do ta kompletoni formatin tuaj, ju thatë brenda afateve, por është pyetja që shtrohet më së shumti por edhe ajo e marrëveshjes që ju pyeta me aleatët.
Lulzim Basha: 
Për të dyja dhe për të gjitha pyetjet e tjera ju thash jam këtu për tu përgjigjur çdo pyetjeve të tuajat. Do doja të shpenzonim pak më shumë kohë me..
Nisida Tufa: Ajo që quhet edhe qeveria hije?
Lulzim Basha:
 Jo qeveria hije është diçka tjetër dhe në Shqipëri siç e dini ju nuk është një praktik që ndiqet por kur të filloj shpalosja e programit ju do të shikoni një pjesë të madhe të ekipit që punuan për programin dhe midis tyre pa diskutim do të ketë emra që në ekzekutivin e nesërm do të kenë përgjegjësin e zbatimit të këtij programi.

Nesida Tufa: Mund të na zbuloni ndonjë emër zoti Basha?
Lulzim Basha:
 Më lejoni të përfundoj pak. Secili prej tyre do të ketë ekipin e tyre. Pra ju e dini fare mirë nuk bëhet fjalë për 10 apo 12 emra që do të jenë ministrat dhe ministret e ardhshme. Vetë këto ekipe që kanë punuar për programin ku ndodhen padiskutim mes tyre edhe emra të kabinetit të ardhshëm kanë ndërtuar dhe do të vazhdojnë të ndërtojnë ekip ekspertësh të njohur të futësh me të cilët do të drejtojnë punën për realizimin e programit për kthimin e programit në një realitet të prekshëm për njerëzit. Por edhe njëherë Nisida dua t’iu them, padiskutim që këto pyetje do të marrin përgjigje në momentin e duhur por ju ftoj edhe njëherë që ato pyetje, ato shqetësime të shqiptarëve që janë edhe shqetësimet e mia, që janë edhe motivi im në këtë betejë, që janë edhe thelbi i programit tone ekonomik dhe politik të marrin përgjigje. Ky është preokupimi im kryesor sepse është preokupimi kryesor i shqiptarëve. Të tjerat pa diskutim janë çështje jo të pa rëndësishme por ju siguroj që as nuk sjellin bukë të tavolinat e shqiptarëve, as nuk ju sigurojnë që nesër do të kenë vende pune dhe as nuk ju siguron që nesër i biri apo e bija nuk do të shkojnë në emigracion. Ajo që do ta ndal këtë të keqe është ndryshimi më 25 Prill dhe programi ynë realistë dhe i zbatueshëm në çdo fushë. Dhe do doja të kishim më shumë kohë të flisnim për këto çështje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Lista e plotë e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në 12 qarqet e vendit

Lista e plotë e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në 12 qarqet e vendit

Publikuar më 08.03.2021
Partia Demokratike ka publikuar listën e plotë të kandidatëv...

Partia Demokratike ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit. Ndërsa mbrëmja e sotme (ora 00:00) është afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tanimë kjo parti i ka përpiluar ato dhe pritet t’i dorëzojë zyrtarisht. Lista e qarkut te Tiranes do të […]

Lexo më shumë

Nisma Thurje depoziton në KQZ listën e kandidatëve për deputet

Nisma Thurje depoziton në KQZ listën e kandidatëve për deputet

Publikuar më 08.03.2021
Sot Nisma Thurje ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgje...

Sot Nisma Thurje ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e plotë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Rudina Hajdari do të jetë kryesuese e listës në qarkun  Elbasanit, ashtu sikurse ka bërë me dije më herët. Në Tiranë lista kryesohet nga Pano Soko, i ndjekur në vend të dytë nga […]

Lexo më shumë

Skandali për maskat/ Jep dorëheqjen deputeti gjerman që u përdor nga Rama dhe Balla gjatë vizitës në Berlin

Skandali për maskat/ Jep dorëheqjen deputeti gjerman që u përdor nga Rama dhe Balla gjatë vizitës në Berlin

Publikuar më 08.03.2021
Një ligjvënës nga partia konservatore e kancelares Angela Me...

Një ligjvënës nga partia konservatore e kancelares Angela Merkel dha dorëheqjen të hënën mes kritikave në rritje për rolin e tij në marrëveshjet e diskutueshme të prokurimit të maskave. Në një deklaratë, Nikolas Loebel tha se ai ka paraqitur dorëheqjen e tij si ligjvënës me efekt të menjëhershëm në mënyrë që të shmangë dëmtimin e […]

Lexo më shumë

Këta janë emrat në 12 qarqet që do të jenë krye të listës në Partia Socialiste

Këta janë emrat në 12 qarqet që do të jenë krye të listës në Partia Socialiste

Publikuar më 08.03.2021
Në 12 qarqet e Shqipërisë, Partia Socialiste ka vendosur që ...

Në 12 qarqet e Shqipërisë, Partia Socialiste ka vendosur që në krye të listës të jenë gra përveç Dibrës dhe Fierit. Në një pjesë të këtyre qarqeve janë emra të rinj në Partinë Socialiste. Ndërkohë, Erion Braçe, i cili mban aktualisht postin e zv/kryeministrit dhe një nga figura më jetëgjata në këtë parti do të […]

Lexo më shumë

Edi Rama kalon në delir: Minimumi marrim 78 mandate, maksimumi 88

Edi Rama kalon në delir: Minimumi marrim 78 mandate, maksimumi 88

Publikuar më 08.03.2021
Kryeministri Rama ka nisur prezantimin e emrave te listes se...

Kryeministri Rama ka nisur prezantimin e emrave te listes se PS per zgjedhjet e 25 prillit. Gjate nje komunikimi per mediat ai ka thene se objektivi i PS është minimumi 78 mandate, maksimumi 88 mandate. Sipas tij këto  nuk janë numra filxhanesh! Objektivi minimal është që të mos biem nga kuotat e vitit 2017. Shkoder: […]

Lexo më shumë

Dritan Leli refuzon ftesën e Ramës për të qenë kandidat për deputet

Dritan Leli refuzon ftesën e Ramës për të qenë kandidat për deputet

Publikuar më 08.03.2021
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar ftesë...

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë kandidat për deputet në zgjedhje. Burime për “Shekulli-n” bëjnë me dije se Leli ka refuzuar të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet. Leli mësohet se nuk dëshiron që të largohet nga drejtimi i Bashkisë Vlorë.

Lexo më shumë

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë pjesë e garës së 25 prillit

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë pjesë e garës së 25 prillit

Publikuar më 08.03.2021
Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë më në...

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë më në garën për t’u rizgjedhur. Musa Ulqini, i cili u zgjodh deputet në vitin 2017 në zonën e Belshit. Partia Socialiste nuk i ka përmbyllur listat e saj të kandidatëve për deputetë, ndërsa sonte është afati përfundimtar për dorëzimin e tyre në Komisionin Qendror […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Nga Flutura Açka te Agron Gjekmarkaj, emrat surprizë në listat e PD-së

Zgjedhjet e 25 prillit/ Nga Flutura Açka te Agron Gjekmarkaj, emrat surprizë në listat e PD-së

Publikuar më 08.03.2021
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga mesnata kur është afati i fu...

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga mesnata kur është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, gazeta “Shekulli” zbulon disa emra surprizë që pritet që të jenë pjesë e ekipit të Lulzim Bashës. Burime pranë PD bëjnë të ditur se disa nga emrat e rinj, të ardhur si […]

Lexo më shumë