Basha: Dështimi me integrimin në BE nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Ohër për mini-shengenin ballkanik.

Sipas Bashës Në një status në rrjetet sociale, Basha i quan deklaratat dështimi në BE nuk mund ta zëvendësohet nga propaganda anti-europiane.

“Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë”, tha Basha.

Basha shprehet po ashtu se parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet