Bardhi nxjerr dokumentin: Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke (Foto)

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë publike dokumentin, i cili njofton se Gjykata e Janinës ka konfirmuar denoncimet e PD-së, se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ishte në kërkim nga drejtësia greke.

Reagimi i Bardhit në “Facebook”:

Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa Kajmaku pak javë më parë mohoi akuzat e PD-së, ku thonte se kishte punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigarcion.

“Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja”, shkruajti Kajmaku në reagimin e tij në “Facebook” disa ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet