Barcelonë, restoranti i një serbi, shkakton zemërim të paparë. Ja pse…

Kur serbi, Marko Millenkoviç kishte ëndërruar të hap një restorant, as që i kishte shkuar nëpër mend se për plotësimin e ëndrrës së tij do të shkruajnë shumë media botërore. Dhe, jo për të mirë.

Ky serb i cili në Spanjë jeton që 20 vjet, restorantin e tij në Barcelonë e pagëzoj me emrin e bossit kolumbian të drogës dhe vrasësit, Pablo Escobar, duke shkaktuar një mori kometenesh të ashpëra në rrjetet sociale.

Për restorantin, emërtimet e gatimeve të të cilit janë inspiruar me Klanin e e Escobarit, u dëgjua deri në Kolumbi. Qytetarët e zemëruar të këtij vendi kërkojnë që restorani të mbyllet sepse paraqet “përqeshje me viktimat dhe mosrrespektim të jetëve të humbura të kolumbianëve, nga klani famëkeq”. Dhe jo vetëm kaq!

Derisa shumë nga ata që reaguan dyshojnë në një fëmijë të sëmurë të këtij serbi që nuk ka ndjenja, ky i fundit mbronë idenë e tij të çmendur.

Gjithë këtë stuhi e nxiti një kolumbiane e cila jeton atje. Ajo publikoi fotografitë në prifilin e saj në Facebook, duke bërë thirrje në bojkotimin e përgjithshëm të këtij restoranti.

Në meny mund të shihni se emrat e gatimeve asocojnë në narko-trafik, dhe kështu mund të porositni “Ari ose plumb”, “Popey”, “Los Pepes”…

Ky sulm me zemërim të thellë mbi Millenkoviçin kishte jehonë të madhe, dhe vlerësimet negative për restorantin vazhdojnë e shpërthejnë edhe sot në rrjetet sociale.

“Ky restorant  është gjëja më e shëmtuar  që kam parë në jetë. Besoj se ju duket qesharake ajo që ka ndodhur në vendin tim, ku qindëra njerëz kanë vdekur për shkak të trafikut të drogës. Kjo është përqeshje me viktimat. Nga zemra ju dëshiroj një faliment sa më të shpejtë,” shkruan një shtetase e Kolumbisë në FB.

“IQ e keni zero ashtu si edhe rrespektin ndaj dhimbjes së atyre që janë vrarë. Kjo është sikur të kishit hapur restorantin Hitler, vetëm se kjo është marrëzi edhe më e madhe “, thotë një tjetër.

“Vetëm sociopatët ose dikujt që ka të meta mendore, mund ti ketë lindur kjo ide. Ndjejë keqardhje ndaj juve se një zot e di se çfarë ju kanë bërë në fëmijërinë tuaj, kur si persona të rritur nuk e kuptoni se çfarë pasoja lënë vendimet tuaja mbi shoqërinë. Keqardhje dhe pikëllim kur e mendoj se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit vetëm për të fituar ndonjë euro më shumë”, thekson njëri nga komnetuesit.

“Shpresoj që restoranti juaj do të përfundoj si Escobari,” i urojnë të tjerët.

Por pronari serb i restorantit, nga ana tjetër, nuk e kupton pse është çuar gjithë ky pluhur dhe shton se qëllimi i tij nuk ishte që të ofendoj njeri.

“Vetëm kam dashur një restorant i cili aktualizon figurën e Pablo Eskobarit, i inspiruar nga seria e jashtëzakonshme Narcos,” tha pronari serb i bindur në të drejtën e tij, duke shtuar se ai nuk shet substanca narkotike, por emrat e gatimeve i ka sipas perosnazheve nga karteli Medelin.

Të tjera

Abissnet