Barcelona akord me sulmuesin brazilian, pritet drita jeshile nga federata

Barcelona së shpejti do të zëvëndësojë mungesën zytare të Osman Dembelesë i cili ka rreth 6 muaj që nuk është më aty. Tani pritet vetëm drita jeshile nga federata spanjolle që të futet në merkato për të afruar një tjetër lojtar.

Në Spanjë, ekziston rregulli që një skuadër, nëse qëndron jashtë fushave për më shumë se 5 muaj, ose nëse ai dëmtohet. Federata do të jap miratimin, dhe Barcelona do që të jetë e përgatitur për arsye se do që të mbyll marrëveshjen sa më shpejt.

Sipas mediave, Willian JoSe, do të jetë i përzgjedhuri dhe mes Sociedad dhe Barcelonës ka një akord paraprak. Ky transferim do të kap vlerat e 35 milionë eurove.

I përzgjedhuri është një ndër golashënuesit më të mire të La Ligës dhe Barcelona nuk rrezikon kot. Gjithsesi, disa zëra e kanë mohuar këtë marrëveshje dhe akoma nuk është asgjë zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet