Barbara Bush në gjendje jo të mirë shëndetësore

Barbara Bush, bashkëshorte dhe nënë e dy presidentëve amerikanë është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka nuk ka pranuar të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor, por vetëm kujdes dhe qetësi. Zyra e bashkëshortit të saj, ish presidentit George H. W. Bush tha se ish zonja e parë 92-vjeçare mori këtë vendim pasi ka qenë disa herë në spital kohët e fundit dhe pasi u konsultua me familjen dhe mjekët. Në deklaratë nuk jepeshin hollësi për trajtimin e saj, por thueht se është e rrethuar nga familjarët dhe se vlerëson mesazhet dashamirëse dhe lutjet e shumta që po merr nga njerëzit.. Barbara Bush, shpesh e njohur për komentet e saj të hapura dhe të drejtpërdrejta ishte Zonja e Parë e Amerikës nga vitet 1989 deri në 1993, kur bashkëshorti i saj ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara.Zoti Bush, edhe ai në gjendje jo të mirë shëndetësore vitet e fundit, është 93 vjeç, shkruan Zëri i Amerikës.

Barbara Bush është gjithashtu nëna e ish presidentit Geroge W. Bush, presidentët të 43-të që Shteteve të Bashkuara dhe ish guvernatorit të Floridës, Jeb Bush. Barbara dhe George H. Bush u martua në vitin 1945 dhe ata patën 6 fëmijë. Ata janë çifti presidencial me më tepër vite martese në historinë e SHBA.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet