Banori “luftë” me policinë, RENEA e qëllon në kokë, Salianji: Këta të gjuajnë edhe në krevat

Foto 1 nga 2 Pas Para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orën 04.00 në fshatin Rremas të Divjakës. Një burrë i moshuar 77 vjeç mbeti i plagosur nga të shtënat e RENEA-s e cila po zhvillon operacion për arrestimin e dy personave në zonë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Lika. I plagosur ka mbetur shtetasi Haxhi Lika, i cili mori plumb në kokë. Policia në një njoftim për mediat tha se “i moshuari kishte dalë në dritare me armë gjahu në dorë dhe kishte bërë rezistencë gjatë operacionit të RENEA-s, por familjarët pretendojnë të kundërtën, ata thanë se i moshuari është qëlluar në krevat pa dalë fare në dritare, aq më pak me armë në dorë.

PD ka dalë në mbështetje të familjarëve. Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se policia jonë të vret dhe në gjumë, duke postuar edhe pamjet e gjakut në krevatin ku u plagps Haxhi Lika.

Statusi origjinal i Salianjit:

Këta të vrasin dhe në gjumë!

Drejtuesit e policisë të tredhur nga krimi dhe të përdorur politikisht nga aleatet e krimit në qeveri, të pafuqishëm për të luftuar krimin dhe bandat bëjnë shoë me sirena dhe Renea nëpër fshatrat e Shqipërisë.

Sot që policia e shtetit nuk zbulon autorët e krimeve por i fsheh ata gjen kohën për të goditur në gjumë një të moshuar 77 vjeçar në fshatin Rremas të Lushnjes. Po aq kriminale sa ngjarja është shtrembërimi i të vërtetes nga policia dhe përpjekja per ta shitur si operacion kunder krimit.

Fotot brenda shtepise tregojne qarte qe i moshuari eshte goditur brenda shtepise, ne krevat, nga distanca e larget çka e rrëzon pretendimin e policisë. Prandaj çlirimi i qeverisjes nga kthetrat e krimit nëpërmjet vetingut është mision historik. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo kunder qytetareve dhe ne ndihme te krimit!

 /D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet