Banorët e Vërrisë protestojnë sërish kundër inceneratorëve

Banorët e fshatit Vërri në Fiern kanë dalë sërish në protestë pasi inceneratorët për përpunimin e mbetjeve kanë filluar sërish punën.

Banorët mbanin në duar kartona të huq, si simbole të kundërshtimit të tyre ndaj vendimit të qeverisë. Ata theksojnë se vendimi për ndërtimin e impiantit është i papranueshëm pasi do të shkatërrojë tokat bujqësore.

Kundër këtij ndërtimi është edhe opozita shqiptare e cila pretendon se pas impiantit fshihet ministri Arben Ahmetaj.

Prej muajsh banorët e fshatit Verri kanë kundërshtuar fuqishëm nismën e qeverisë Rama për ndërtimin e impiantit të plehrave në zonën e tyre.

Ata kanë zhvilluar protesta në fshat si dhe në qytetin e Fierit, duke firmosur një peticion kundër nismës. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe rastet kur protestuesit janë dhunuar nga efektivët e policisë.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet