Banorët e “Astirit” sulmojnë Spiropalin: Të ka ikur truri nga leku i madh

Banorët e “Astirit” vazhdojnë të protestojnë prej muajsh kundër zbatimit të projektit të “Unazës së Madhe” të cilët kërkojnë të mos shemben banesat e tyre. Në protestën e mbrëmjes së sotme, një prej banorëve të Astirit duke shprehur indinjatën e tij ndaj qeverisë, nuk ka kursyer as Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Ndërsa i kujton kohën kur ndodhej në postin si Drejtoreshë e Doganave duke e akuzuar për korrupsion, banori nuk ka kursyer as komentet tallëse ndaj saj duke u shprehur:

“Ku je ti moj goc e Merkelit, Spiropali apo Spirokali si e ke.

Shyqyr na rregullove doganat. I ke rregulluar mirë, more dhe 5 mijë euro për vete.

Të ka ikur truri nga leku i madh. Kishim frikë të shikonim Parlamentin se e shikonim vetëm duke u puthur me njëri tjetrin, kemi frikë të kërkojmë drejtësi, kokëkashtë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet