×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Banka Botërore bën parashikimin e frikshëm për Shqipërinë, kriza kthen vendin tonë 15 vite pas

Banka Botërore bën parashikimin e frikshëm për Shqipërinë, kriza kthen vendin tonë 15 vite pas

Briselda Hoxha

Banka Botërore parashikon dy skenarë të ndryshëm për Shqipërinë. Të varfërit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë.

Vlerësimi

Raporti i fundit nga Banka Botërore vlerëson se si kriza e krijuar nga kronavirusi, mund të ndikojë në varfërinë e familjeve në Ballkanin Perëndimor dhe në të dyja skenarët, Shqipëria do të  vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon.

Masat e marra nga qeveria në ndihmë ndaj firmave në sektorin formal për të ruajtur vendet e punës nuk do të mund të arrijnë drejtpërdrejt te punësuarit informalë. Shumë prej këtyre të punësuarve informalë ose të të vetëpunësuarve nuk janë përfitues të ndihmës sociale dhe rreth 14 % deri 33 % e të punësuarve në sektorët shumë të prekur nga kriza e COVID-19 në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të vetëpunësuar, e për këtë arsye ata janë edhe më të cenueshëmit.

Sakaq, rezulton se kjo përqindje është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Kosovë, pasi gati një e treta e punëtorëve në sektorët e prekur nga kriza janë të vetëpunësuar dhe veçanërisht të rrezikuar ndaj humbjes së të ardhurave. Varfëria mund të arrijë në 48%

Skenarët

Skenari i parë ka të bëj me faktin se nëse kriza zgjat 3 muaj dhe skenari i dytë nëse zgjat 6 muaj.

Skenari i parë:

  • Ky skenar, nga i cili kriza zgjat 3 muaj, skenari më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012. Të dhënat tregojnë se të ardhurat e familjeve shqiptare do të bien nga 3% deri në thuajse 14%, në bazë të skenarëve por edhe në bazë të shtresës së popullsisë, pra të varfër a të pasur. Shkalla  e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pikë përqindje, duke shkuar në rreth 40 % në skenarin e parë. Të pasurit pritet të pësojnë tkurrjen më të madhe në të ardhura, nga te dyja skenaret.

Skenari i dytë:

  • Ky skenar, nga i cili kriza zgjat 6 muaj, skenari më pesimist ku ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005. Sipas  simulimeve të kryera  vlerësohet  se,  shkalla  e varfërisë në Shqipëri mund të rritet rreth 44% në skenarin e dytë. Banka tregon se meqenëse  shumica  e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëz venë qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre.

Banka Botërore për Shqipërinë

“Kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe masat kufizuese pritet të përmbysin arritjet e fundit në drejtim të reduktimit të varfërisë në Shqipëri. Në Mars, Shqipëria vendosi të mbyllë hotelet, teatrot dhe aktivitetet e tregtimit të artikujve jo-jetik si dhe kufizoi lëvizjen e njerëzve si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Shumë sektorë të industrisë, përfshirë tekstilet, minierat, qendrat telefonike dhe ndërtimi, u detyruan të zvogëlojnë veprimtarinë për shkak të zbatimit të masave për distancim social por edhe për shkak të rënies së kërkesës si rezultat i kolapsit të porosive për eksport. Ka gjasa që edhe emigrantët shqiptarë të preken nga kjo krizë globale, e cila çon në reduktim të të ardhurave e për rrjedhojë edhe të remitancave.

Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pp, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 përqind në skenarin e dytë. Kështu pra, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005.

Meqenëse shumica e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëzve në qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre.”- shkruhet në raport.

Raporti

“Shekulli” sjell më poshtë raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve nga Banka Botërore.

Përgatiti: Briselda Hoxha

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rregullore e re/ Tregtia e gazit, gjoba në varësi të dëmit, 10% më shumë në rast përsëritjeje

Rregullore e re/ Tregtia e gazit, gjoba në varësi të dëmit, 10% më shumë në rast përsëritjeje

Publikuar më 03.07.2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar rreg...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar rregullat që do të ndjekë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për vendosjen e gjobave për të licencuarit në sektorin e gazit natyror, si dhe për subjektet që ndërtojnë dhe operojnë linja direkte, në rastet e shkeljeve të rregullave teknike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar rregullat që […]

Lexo më shumë

Albpetrol hap ankandin e katërt, në shitje 48 mijë ton naftë

Albpetrol hap ankandin e katërt, në shitje 48 mijë ton naftë

Publikuar më 03.07.2020
Albpetrol, kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naf...

Albpetrol, kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës ka shpallur një ankand të ri për shitjen e 48 mijë tonëve naftë. Ky është ankandi i katërt që hapet nga Albpetrol për sasi naftë bruto pas atij të janarit me 31 mijë ton,  atij të marsit me 117 mijë ton dhe qershorit me 48 mijë […]

Lexo më shumë

Amnistia e shtëpive/ Afat deri në fundvit për aplikimet, kur pritet miratimi

Amnistia e shtëpive/ Afat deri në fundvit për aplikimet, kur pritet miratimi

Publikuar më 03.07.2020
Shtyhet deri në fund të vitit amnistia për rivlerësimin e sh...

Shtyhet deri në fund të vitit amnistia për rivlerësimin e shtëpive përkundrejt një detyrimi tatimor 3 për qind. Nisma ligjore për shtyrjen e afatit është depozituar në muajin qershor në Kuvend dhe pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji. “BIRN” shkruan se qeveria shqiptare ka marrë një numër relativisht të ulët aplikimesh për rivlerësim pronash për […]

Lexo më shumë

Tërmeti/ Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 522 banesave në Laç

Tërmeti/ Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 522 banesave në Laç

Publikuar më 03.07.2020
Arben Ahmetaj, Ministri i Rindërtimit së bashku me Ministrin...

Arben Ahmetaj, Ministri i Rindërtimit së bashku me Ministrin turk të Urbanizimit kanë nënshkruar kontratën për projektin e ndërtimit të 522 banesave në Laç që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Këtë lajm e ka bërë të ditur Arben Ahmetaj me anë të një postimi në rrjetin social në të cilin shkruan se hapi […]

Lexo më shumë

Kadastra Shqiptare: Prona do të shkojë tek i zoti me dokumenta ligjore

Kadastra Shqiptare: Prona do të shkojë tek i zoti me dokumenta ligjore

Publikuar më 03.07.2020
Kadastra Shqiptare ka nisur procesin e regjistrimit fillesta...

Kadastra Shqiptare ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave prej gati një muaji, në 8 zona kadastrale të Bregdetit: Palasë, Gjilekë, Dhërmi, Himarë, Vuno, Ilias, Nivicë, Lukovë. Në një njoftimn për shtyp Kadastra Shqiptare njoftoi se procesi po ecën me ritme normale dhe punonjësit po trokasin në çdo derë, po takojnë çdo kryefamiljar dhe […]

Lexo më shumë

Projektligji për mjetet e lundrimit/ Leje online, procedura të reja për monitorimin dhe gjoba

Projektligji për mjetet e lundrimit/ Leje online, procedura të reja për monitorimin dhe gjoba

Publikuar më 03.07.2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur konsultim...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur konsultimin për ndryshimet në ligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese me motor mbi 30 kw ose 40.8 kf, me tonazh nën 150 GT. Me ligjin që ekziston, pronarët duhet të marrin leje nga policia kufitare me shkrim, ndërsa me ndryshimet e ligjit do të merret leje në mënyrë […]

Lexo më shumë

Pastrim parash nga zyrat e këmbit valutor, 7 agjencive u hiqet licenca dhe 4 e mbyllën vetë aktivitetin

Pastrim parash nga zyrat e këmbit valutor, 7 agjencive u hiqet licenca dhe 4 e mbyllën vetë aktivitetin

Publikuar më 03.07.2020
Në raportin vjetor të Mbikëqyrjes për vitin 2019, Banka e Sh...

Në raportin vjetor të Mbikëqyrjes për vitin 2019, Banka e Shqipërisë pohon se tregu i këmbimeve ka qenë dinamik dhe me një kontroll të thelluar në 97 agjenci, 31 prej tyre kanë rezultuar problematike në drejtim të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për këtë arsye, për 31 prej tyre u morën masa për mangësitë e […]

Lexo më shumë

“Është dyfishuar çmimi i biletës”, Shoqata e Transportit Publik: Disa operatorë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

“Është dyfishuar çmimi i biletës”, Shoqata e Transportit Publik: Disa operatorë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Publikuar më 02.07.2020
Situata e vështirë për qytetarët vijon, përplasje mes Shoqat...

Situata e vështirë për qytetarët vijon, përplasje mes Shoqatës dhe Operatorëve, dyfishim çmimesh. Unioni bën thirrje autoriteteve për kontrolle dhe deklaron pamundësinë për të operuar në shërbim në këto kushte.   Briselda Hoxha Përtej vendimeve të marra nga qeveria për rifillimin e transportit, Shoqata e Transportit Publik ka kundërshtuar të rifillojë punën pa u plotësuar […]

Lexo më shumë