Banka Botërore: 24 milionë persona nuk do të​ mund t’i ikin varfërisë

Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do t’i përballë gati 24 milionë persona me varfëri në Lindje të Mesme dhe Paqësor, ka thënë Banka Botërore.

Në raportin e saj të fundit, Banka ka thënë se “kriza e madhe ekonomike do të jetë e pashmangshme në të gjitha shtetet”, derisa ka paralajmëruar për “rrezik më të madh” për familjet që varen nga industrië e prekura nga virusi.

Aty përfshihet turizmi në Tajlandë dhe Ishujt e Paqësorit, sikurse edhe prodhimi në Vietnam dhe Kamboxhia.

Sipas skenarit më të keq, Banka parashikon që pothuajse 35 milionë persona mund të pritet që të mbesin në varfëri, duke përfshirë 25 milionë persona në Kinë.

Kjo Bankë e definon linjën e varfërisë si mbijetesë me 5.50 dollarë në ditë apo më pak.

Banka Botërore parasheh që rritja ekonomike në këto rajone do të ngadalësohet në 2.1 për qind këtë vit, në krahasim me 5.8 për qind sa ishte më 2019.

Edhe 128 vdekje të reja nga koronavirusi në Gjermani

Gjermania ka raportuar për 128 vdekje shtesë dhe 4,615 raste të konfirmuara të koronavirusit nga ditë e hënë, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters, duke cituar Insititutin Robert Koch.

Sipas kësaj agjencie të shëndetit publik, numri i të infektuarve në këtë shtet nga virusi arrin në 61,913, ndërsa i të vdekurve në 583.

Në qytetin lindor, Jena, pasagjerët e transportit publik dhe shitësit nëpër dyqane do të duhet të vendosin maskë mbrojtëse.

Në mungesë të maskës, njerëzve do t’iu lejohet vendosja e shallit, për të mbuluar hundën dhe gojën.

Këshilli i këtij qyteti ka thënë se rregullat e reja do të nisin së zbatuari nga java e ardhshme.

Ushtrime në kohën e koronavirusit

Para shfaqjes së koronavirusit të ri, Arineta Mula rregullisht është marrë me vrapim dhe ngjitje malore. Njëjtë si shumica prej nesh, edhe Arineta po qëndron në shtëpi prej nga ka gjetur një mënyrë interesante për t’i ndihmuar njerëzit që të mos mërziten në shtëpi.

 SHBA-ja, në “formë të mirë” për t’u përballur me pikun e koronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “në formë shumë të mirë”, sa i përket numrit të ventilatorëve, për t’u përballur me pikun e epidemisë së koronavirusit.

Presidenti amerikan ka thënë se të paktën 10 kompani amerikane tani janë duke krijuar pajisje mjekësore dhe disa prej tyre mund të eksportohen.

Koronavirusi i ri mund të shkaktojë probleme me frymëmarrje pasi sulmon mushkëritë.

Prandaj ventilatorët shfrytëzohen për t’iu ndihmuar pacientëve për të marrë frymë.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 163,000 raste të konfirmuara dhe 3,000 të vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Nju Jorku është prekur më së keqi nga kjo sëmundje me 914 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Javën e kaluar SHBA-ja është kthyer në vendin me më së shumti të infektuar duke kaluar edhe Italinë dhe Kinën./REL

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet