Bananet, vërtet drejt zhdukjes?!

Vizita në plantacionin e bananeve të Matanuska-s nuk është e lehtë këto ditë.

Pas një udhëtimi dy-orësh nga qyteti më i afërt në Mozambikun verior, vizitorët që e bëjnë atë në fermë ndalen në hyrje dhe i kërkohet të ulin këmbët e tyre në pishina të dezinfektuesit.

Një plantacion masiv bananesh në mes të një pjesë të thatë dhe të sheshtë të një vendi të varfër.

Gjelbërimi i tij i hershëm tashmë është shkatërruar nga kërpudhat vdekjeprurëse që shkaktojnë sëmundjen e Panamasë.

Pesë vjet më parë, raca tropikale 4 (TR4), siç njihet zyrtarisht, u zbulua këtu për herë të parë në Afrikë pasi kishte zhdukur miliona banane në Azi që nga viti 1980 e në vazhdim.

Dështimi për të përmbajtur sëmundjen shkaktoi alarm në mbarë botën.

Mund të jetë banania, fruti më i eksportuar në botë dhe burim ushqyimi për miliona njerëz, në rrezik zhdukjeje?

Ne udhëtuam gjithë rrugës për Matanuska jo vetëm për të vëzhguar shkatërrimin, por për shkak se historia e plantacioneve ka të bëjë më shumë me bananet.

“Kur unë zgjuhem në mëngjes gjëja e parë që kam në mendjen është: çfarë mund të bëj për të ndaluar sëmundjen?” thotë Elie Matabuana.

“Kjo është një betejë, por ne jemi duke fituar,” shton ai, përpara se të ndryshojë përgjigjen e tij. “Ne do të fitojmë.

Të tjera

Abissnet