Baloteli u thotë “jo” milionave, bën zgjedhje zemre duke u rikthyer në Serie A

Balotelli duket se është drejt kthimit në Serie A, “shtëpinë” e tij, pas një karriere me ulje-ngritje dhe dështime për shkak të sjelljes së tij rebele.

Drejtuesit e skuadrës braziliane të Flamengos diskutuan gjatë mbrëmjen e së mërkurës me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, dhe të njëjtën gjë e bënë edhe pasditen e së enjtes, para se të njoftonin se janë tërhequr nga negociatat.

Tashmë “Super Mario” është vetëm një hap larg ekipit të Breshias në Serie A. Sulmuesi ka hequr dorë nga kontrata e majme prej 15 milionë euro për një vit e gjysmë në Brazil, duke ndjekur “zemrën” për t’u kthyer në Itali me një pagë më të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet