Ballkani mund të jetë gati për anëtarësim në BE në 2025-ën

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Brukseli planifikon të premtojë se “dyert” e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë të hapura në vitin 2025, por me kushtin që shtetet e rajonit t’i zgjidhin mospajtimet e ndërsjella, pohon portali “EUobserver” duke iu referuar propozim-dokumenteve, që, si theksohet, duhet të miratohet më 14 shkurt.
“Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë shans historik. Për herë të parë në histori perspektiva e qasjes së tyre ka kornizë kohore”, shkruan në propozim-dokumentin strategjik me sqarim se afati i përket “skenarëve më të mira”, përcjell Zhournal.
Në tekst theksohet se me vullnet të fuqishëm politik, zbatimi i reformave dhe zgjidhjet e përhershme me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia mund të jenë të gatshëm për anëtarësim deri në vitin 2025.
Deri atëherë Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova “do të duhet dukshëm të ecin përpara në rrugën evropiane”, si dhe duhet “negociatat për anëtarësim do të duhet të jenë në fazë më të avancuar”.
Dokumenti është ndryshim i dukshëm edhe në pozicionin e Brukselit, sidomos pasi që kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker në vitin 2014 theksoi se zgjerim të ri të Unionit nuk do të ketë në një të ardhme të afërt.
Mali i Zi dhe Serbia veçmë i kanë filluar negociatat për anëtarësim, Maqedonia dhe Shqipëria këtë e presin gjatë këtij viti, ndërsa BE-ja pret aprovim për statusin kandidat, pasi që do t’i dorëzojë përgjigjet e Pyetësorit të Bashkimit Evropian.
Por, në dokument parashikohet se moskuptimet e ndërsjella mes vendeve mund të jenë pengesë e “planit ambicioz”.
“BE-jua nuk do të ndërmerr dhe nuk mundet t’i ndërmerr përleshjet dypalëshe. Për shkak të kësaj, partnerë tanë nga Ballkani Perëndimor duhet urgjentisht t’i zgjidhin mospajtimet ekzistuese”, theksohet në dokument.
BE-ja do të propozojë që kontestet kufitare të jepen në arbitrazh ndërkombëtar në Hagë, ndërsa vendimet e marrë të respektohen. Kjo në mënyrë të veçantë i përket Prishtinës dhe Beogradit, normalizimi i marrëdhënieve të të cilëve do të jetë kyç për progresin ndaj anëtarësimit në BE të dy vendeve.
Axhenda e re e Junkerit për Ballkanin Perëndimor, thekson “EUobserver” do të formulohet gjatë kryesimit bullgar me Unionin, që filloi në fillim të këtij viti.
Siç njofton MIA, BE-ja do të mbajë samit për Ballkanin Perëndimor më 18 maj në Sofje, ndërsa Komisioni Evropian në prill do t’i publikojë raportet e rregullta për progresin e vendeve