Ballkanasit përballë “Tre Luanëve”, ja formacionet e ndeshjes Kroaci-Angli

Ndërkohë që na ndajnë pak minuta nga gjysmëfinalja e Luzhnikit, Kroaci-Angli, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Asnjë surprizë në 11-shet e Southgate dhe Daliç, të cilët u kanë besuar lojtarëve që i kanë sjellë dy kombëtaret deri në këtë fazë.

“Tre Luanët” pritet ta fokusojnë lojën e tyre të krosimet dhe lufta në ajër, ndërsa kroatët te kundërsulmet e shpejta, si dhe cilësitë teknike të lojtarëve të saj.

FORMACIONET

Kroacia: Subasiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Perisiç, Mandxukiç, Rebiç. Trajner: Zlatko Daliç.

Anglia: Pikford, Uoker, Stouns, Meguajër, Tripier, Jang, Lingard, Henderson, Dele Ali, Kejn, Sterling. Trajner: Garet Sauthgejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet