Bajram Rexhepi, akoma në gjendje kome

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi vazhdon të jetë në një gjendje të komës së thellë dhe shtruar në një spital në Stamboll. Lajmin për gjendjen e tij jo të mirë e ka përcjell në adresën personale në FB konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Turqi, Rrahim Morina.

“Sot, i bëra një vizitë ish kryeministrit të Kosovës Dr. Bajram Rexhepi i shtrirë në spitalin ‘Dr. Osman Mazhar’ -Stamboll. Ish-kryeministri ende vazhdon të jetë në gjendje kome të thellë dhe nën kujdesin permanent të mjekëve. Me këtë rast e falënderoj drejtorin e spitalit dhe mjekët për kujdesin që po tregojnë. Po ashtu ju siguroj që, ne si Konsullatë e Përgjithshme, jemi duke e përcjell nga afër gjendjen shëndetësore dhe jemi në kontakt permanent si me mjekët po ashtu edhe me familjen tij. Dhe përfund, sot në ditën e baballarëve, uroj që një ditë Dr. Bajram Rexhepi të zgjohet nga kjo komë e thellë dhe të kthehet pranë më të dashurve të tij!”, shkruan Morina.

/D.Xh/